Komunikimet elektronike, Pollo: Shqipëria përparim në 6 vite
TIRANË- Për herë të parë në Shqipëri është mbajtur sot një forum mbi monitorimin për komunikimet elektronike dhe shoqërisë së informacionit për vendet kandidate dhe potencial kandidate të BE.
I pranishëm në këtë forum, Ministri i Inovacionit Gen Pollo sqaroi se në 6 vitet e fundit Shqipëria ka bërë hapa përpara në shtrirjen e rrjetit të internetit në mbi 50%, në uljen e tarifave celulare dhe në rritjen e konkurueshmërisë.
“Në qoftë se kujtohemi ku kemi qënë 3 vjet apo 7 vjet më parë, të gjithë e mbajnë mend se sa paguanin për të folur 1 minutë apo 5 minuta me të tjerët. Sot në sajë të masave të marra, të rregullimit të tregut, portabilitetit të numrit, të numrit më të lartë të operatorëve në treg, kemi paketa kompetitive dhe cmimet reale kanë rënë e janë bërë të krahasueshme me vende ku konkurenca funksionon. Ky është një nga shembujt e arritjeve të viteve të fundit. Mund të themi që në 6 vitet e fundit kemi kërcyer nga 4% penetrim interneti në mbi 50% në sajë të masave, investimeve, kuadrit rregullator dhe legjislacionit përkatës, por edhe investimeve direkte të qeverisë. Por kuptohet që kemi ende për të bërë, prandaj falenderojmë KE për mbështetjen që na ka dhënë”, tha Pollo.
(m.a/BalkanWeb)