Rrogozhinë, vret të fejuarën shtatzënë, më pas vetëvritet
RROGOZHINË- Krim brenda familjes. Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytezën e Rrogozhinës. Rreth orës 10:00 të mëngjesit shtetasi Kreshnik Selmani, 27 vjec ka vrarë me armë të fejuarën e tij shtatzënë 22-vjecaren Marsida Hoxha, e më pas ka qëlluar edhe veten me të njëjtën pistoletë. Burime pranë vendngjarjes pohuan se e reja ishte 3 muajshe shtatzënë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e vajzës, ndërsa burimet paraprake të policisë sqarojnë se shkak për vrasjen është bërë një konflikt i rastit mes ciftit. Mësohet se shërbimet e policisë në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Kavajës, po punojnë për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarje të rëndë.
Flasin familjarët
Cifti Kreshnik Selmani dhe Marsida Hoxha kishin 7 muaj të fejuar, ndërkohë që 22-vjecarja ishte në muajin e 3-të të shtazanisë. Sipas familjarëve të vajzës, mes tyre ka pasur konflikte prej disa ditësh, pikërisht prej shtazanisë së saj.
Djali i ka kërkaur asaj vazhdimisht që të abortonte fëmijën, ndërsa shtojnë se kohët e fundit kishte dashur edhe të ndahej prej saj.
Ata deklarojnë gjithashtu se njohja mes të dyve ka ndodhur në kohën që Selmani ndodhej në burg, i dënuar për drogë.
(m.a/BalkanWeb)