E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Arbitrazhit në Francë: Gati vendimi për firmën daneze



Anijet e tonazhit të rëndë, mbi 50 tonë, kanë frikë të ankorohen nëpër kalata me ngarkesë të plotë

“Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit me qendër në Paris pritet të japë vendimin e saj për shkeljet e një kompanie të huaj, e cila ka zbatuar formalisht projektin e thellimit të portit të Durrësit”, - deklaroi për “standard” drejtori i APD, Eduard Ndreu. Palët në këtë proces, i cili ka nisur 3 vite të shkuara, janë Ministria e Transporteve dhe kompania daneze “Rhode&Nielsen”. Danezët fituan tenderin për thellimin e basenit dhe kanalit hyrës të portit të Durrësit, por ata e braktisën projektin 1 vit më pas. Në vitin 2006, pala shqiptare e ankimoi çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Francë, por që nga ajo kohë ka vetëm pak informacion për ecurinë e gjyqit kështu që porti ende ka mbetur i pathelluar. Gjatë kësaj periudhe ka pasur një investim nga vetë arka e portit për një studim nënujor për të mundësuar më pas thellimin, por gjërat kanë mbetur në vend dhe askush nuk e ka të qartë relievin nënujor të basenit dhe të kanalit hyrës të portit të Durrësit. Për këtë arsye anijet e tonazhit të rëndë, mbi 50 tonë, kanë frikë të ankorohen nëpër kalata me ngarkesë të plotë.

Problemi

Në maj të vitit 2005, me një investim prej 4 milionë dollarësh, pjesë e kredisë së BB-së për modernizmin e portit të Durrësit, u shpall tenderi ndërkombëtar për realizimin e projektit të thellimit të basenit e të kanalit të portit. Tenderin e projektit e fitoi kompania daneze “Rhode&Nielsen”. Danezët punuan me ndërprerje më pak se 1 vit dhe papritur lanë punën dhe u larguan nga porti i Durrësit, duke prishur kështu në mënyrë të njëanshme kontratën, kjo pasi ata patën marrë nga pala jonë 2 milionë dollarë. Pas disa kohësh kur danezët deklaruan se “nuk kthehen më në Adriatik nëse projektit nuk i shtohen edhe 5 milionë dollarë të tjerë”, çështja u transferua në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Paris. Asokohe u mësua se pala jonë u përfaqësua me një avokat anglez, por që nga ajo kohë kanë kaluar 3 vjet dhe nuk është mësuar asgjë për ecurinë e gjykimit. Ndërkohë që palët iu drejtuan gjykimit ndërkombëtar, baseni i portit dhe kanali hyrës kanë mbetur pa iu nënshtruar procesit të thellimit. Ky është një proces i rëndësishëm, pasi porti nuk i është nënshtruar thellimit që nga fundi i viteve ’80. Dy vjet më parë, me vetë fondin e portit, u investuan 50 mijë dollarë për një ekip studiuesish të huaj të specializuar për studime në fund të detit. Detyra e tyre ishte të ndërtonin një hartë të relievit nënujor të basenit e të kanalit hyrës. Por, të huajt morën paratë dhe u larguan, në një kohë që puna për thellimin e portit nuk ka filluar. Autoritetet tona vendore pasi e kuptuan se gjyqi i Francës do të ishte një histori e gjatë, vendosën ta thellonin vetë portin ose, thënë më saktë, ta menaxhonin vetë këtë projekt. Në fillim të këtij viti u fol për një investim disa milionë dollarësh nga Ministria e Transporteve në favor të këtij projekti, i cili do t’i delegohej APD-së, por duket se kjo mbeti një dëshirë e mirë dhe kaq, për shkak të mungesës së thellimit të portit, objektivi për të mundësuar ankorimin e anijeve deri në 20 mijë ton

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›