E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Athinës rrëzon ndalimin e linjave të autobusit Shqipëri- Greqi

Gjykata e Athinës ka vendosur që të rrëzojë si të paligjshëm vendimin për të ndaluar aktivitetin e 22 linjave të transportit ndërkombëtar që lidhin Shqipërinë me Greqinë.

Zyra e shtypit e kësaj gjykate ka bërë të ditur lajmin. Gjykata thotë se vendimi për heqjen e licencave është arbitrar. Gjykata argumenton se deri më 20 shtator këto kompani duhet të dorëzojnë vërtetimet se kanë zbatuar ligjet greke mbi transportin e udhëtarëve.

Gjithashtu, gjykata urdhëroi dhe doganat të lejojnë menjëherë autobusët e këtyre kompanive të fillojnë punën. Në një pikë tjetër të vendimit, gjykata kërkon hetimin lidhur me denoncimet e bëra publike se mbas vendimit të qeverisë helene, fshihen interesa klienteliste të kompanive të caktuara greke.

Pas presionit mediatik dhe publikimit të fakteve shqetësuese lidhur me të ardhmen e këtij biznesi, kanë qenë vetë krerët e Ministrisë greke të Transportit pranuan se vendimi për pezullimin e licensave ishte ekstrem dhe pa bazuar në legjislacionin vendas.

Përfaqësuesit e kompanive reaguan të shqetësuara pas vendimit.

Drejtori i Osumi travel, Andrea Maramathias, la të kuptohet se pas vendimit fshihen interesa të dyshimta.

Ne jemi një kompani që filluam të operojmë në treg pas detyrimeve që i vuri kompanisë sonë në Shqipëri, ligji grek. Bëmë investim dhe filluam të punojmë brenda detyrimeve ligjore që ai përmban. Na habit fakti që ministria greke në mënyrë të nxituar dhe të paprecedentë, veproi duke na hequr lejen. U bëjmë thirrje të mos na dëmtojnë bizneset tona, pikërisht në këtë kohë që vendi ynë po kalon krizë. Duhet të hetohet kush përfiton nga ky vendim, tha Andrea Maramathias, drejtor i Osumi Travel.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›