E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH zhvillon tenderin për blerjen e energjisë për 3 muajt e parë të 2009-s

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) ka zhvilluar dje tenderin për blerjen e energjisë për periudhën e parë 3-mujore të vitit 2009. OSSH zhvilloi dje tenderin për blerjen e energjisë elektrike për muajt janar, shkurt, mars 2009. Në tender, që u zhvillua me praninë e medias, paraqiten ofertat e tyre 9 kompani. OSSH kërkon të blejë për muajin janar 2009 sasinë e energjisë 212.040 mWh me një fond limit 19.069.477.32 euro. Për muajin shkurt do të lihet sasia e energjisë 171.360 mWh me fondin limit 15.618.983.5 euro, ndërsa për muajin mars do të blihet sasia e energjisë prej 189.720 mWh me fondin limit 16.021.056.36 euro. Në këtë tender morën pjesë 9 firma të cilat janë: GEN-I Beograd, ATEL, EFT, RUDNAP, GSA, CEZ, EGL, RET, EZPADA. Përzgjedhja e firmave fituese dhe lidhja e kontratave, sipas ligjit, bëhet brenda 20 ditëve, duke zgjidhur kështu çështjen e mbulimit të humbjeve në rrjet, qëllim për të cilin kryhet edhe ky tender për blerjen e energjisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›