E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Hagës, ekzaminim shëndetësor për Mlladiç

Tribunali i Hagës vendosi që gjenerali i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, t`i nënshtrohet një ekzaminimi të plotë shëndetësor për të parë nëse është në gjendje për të vazhduar procesin gjyqësor ndaj tij.

69 vjeçari Mlladiç ka hedhur pretendimin se është “tmerrësisht i sëmurë”.

Në muajin tetor ai ishte dërguar në spital për trajtim të pneumonisë, ndërsa ishte tepër i sëmurë për të qenë në gjendje të marrë pjesë në seancën preliminare më 10 nëntor.

Mlladiç, i cili u arrestua në Serbi në muajin maj pas 16 viteve në arrati, akuzohet për orkestrimin e vrasjes së 8 000 myslimanëve në Srebrenicë më 1995-në masakrën më të tmerrshme që pas Luftës së Dytë Botërore.

Mlladiç deri tani, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat kundër tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›