E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, Mehmeti promovon tolerancën në Kosovë

Sekretari për Marrëdhënia me Jashtë i AKR-së, Gëzim Mehmeti, me ftese te American Jeëish Committee po qëndron për një vizitë disa ditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 

Gjatë kësaj vizite, Mehmeti është takuar me Drejtorin ekzekutiv te AJC, David Harris me të cilin është diskutuar për promovimin e tolerancës në Evropën juglindore, e në veçanti në Republikën e Kosovës.
 

Mehmeti në këtë takim ka folur për të arriturat e Kosovës në konsolidimin e shtetit të së drejtës pas shpalljes së pavarësisë. Ndërsa sa i përket raporteve ndëretnike dhe ndërfetare, ai ka thënë se shqiptarët e Kosovës gjithnjë kanë treguar tolerancë ndaj çdo komunitetit.
 

Në kuadër të vizitës, Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i AKR-së, Mehmeti do të zhvillojë takime të shumta edhe me personalitete tjera nga fusha e politikës dhe ekonomisë amerikane ku temë do të jetë promovimi i tolerancës dhe perspektiva euroatlantike e Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›