E Diel, 1 Nëntor 2026

Mendime te ndryshme rreth qeveverise se re te Italise

Pas vitesh te tera te Silvio Berluskonit ne pushtet italianet tani i kane varur shpresat tek nje qeveri e perbere nga teknokrate e jo politikane.

Detyra kryesore e kabinetit te zotit Monti eshte zbatimi i reformave per reduktimin e borxhit te madh kombetar.

Nuk e dime me saktesi se cila do te jete perberja e qeverise por eshte mese e sigurte se do te perbehet nga teknokrate dhe nuk do te kete asnje politikan tha profesor James Walston analist politik ne Universitetin Amerikan ne Rome lidhur me perberjen e kabinetit te ri. Ata nuk jane njerez te njohur shtoi ai.

Ne rruget e Romes pati pershtypje te ndryshme rreth qeverise se re.

Paolo Colucci thote se eshte e domosdoshme qe kabineti i ardhshem te zgjidhe problemet e borxhit te Italise.

Qeveria e re duhet te punoje per rivensojen e parimeve te kushtetutes tone dhe te perpiqet te permiresoje situaten ekonomike pas katastrofes financiare qe u shkaktua jo vetem nga qeveria e meparshme por edhe nga kriza e rende ne Evrope dhe ne pjesen me te madhe te botes tha ai.

Te tjeret e konsiderojne kete skenar si nje te keqe te domosdoshme ne kohe te veshtira.

Kur nevojitet nje qeveri teknokratesh kjo do te thote se demokracia dhe politikat konsiderohen te padobishme. Pra kjo ceshte dicka negative por qe duhet bere vetem ne kushte emergjente dhe per nje periudhe te kufizuar tha Giuseppe Drago.

Qeveria e zotit Monti duhet te kaloje votebesimin ne te dyja dhomat e parlamentit gje qe pritet kete jave ne menyre qe te filloje detyren e veshtire per te vene ne levizje ekonomine e trete me te madhe te eurozones qe ajo te dale nga kriza.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›