Protestuesit e levizjes Zaptimi i Uoll Stritit rihyne ne parkun e Nju Jorkut

Protestuesit e levizjes Zaptimi i Uoll Stritit u lejuan te rihyne ne parkun e Nju Jorkut nga i cili u deguan dje por nuk do te lejohen te qendrojne aty gjate nates.
Parku Zuccotti u rihap mbreme pasi Gjykata e Larte e Nju Jorkut vendosi se qyteti kishte te drejte te ndalonte fjetjen ne park.
Policia hoqi banesat e perkohshme ne ate qe ishte kthyer ne nje kampim urban. Demonstruesit me pas paraqiten nje mocion ku kerkonte te lejohej perseri ne park me tendat e tyre por nje gjykates vendosi se e drejta kushtetuese e protestuesve per liri te fjales nuk po dhunohej.