Obama shpreh shqetësimin për krizën në eurozonë
Presidenti amerikan, Barak Obama ka thënë sot se është thellësisht i shqetësuar rreth krizës së vazhdueshme të borxheve në euorozonë, duke thënë se kjo krizë është pasojë e mungesës së vullnetit politik.
Obama, duke folur gjatë një vizite në Australi, ka thënë se kriza do të vazhdojë të shpërndahet derisa liderët e eurozonës të kenë një plan konkret për t`u përballur me problemet e tyre të borxheve.
"Me respektin që kam për Evropën, jam thellësisht i shqetësuar për krizën atje. Derisa nuk kemi një plan konkret dhe strukturë që dërgon sinjal të qartë në tregjet evropiane se Evropa po qëndron prapa euros dhe do të bëjë të gjitha që kërkohen, do të vazhdojmë të shohim trazira të tilla të tregjeve”, ka thënë Obama.