E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Mario Monti shpall kabinetin e ri qeveritar

Lind qeveria Monti. Kreu i qeverisë i ngarkuar për ta drejtuar atë, ka prezantuar listën e ministrave që do të jenë pjesë e këtij kabineti ndërsa gjatë pasdites pritet të bëhet edhe betimi. 17 ministrat do të betohen mbi kushtetutën në sallën e Kurinalit.

Shume poste të rëndësishme i janë besuar femrave, që zënë sipas Montit një vend të çmuar në këtë kabinet.

Ja përbërja e qeverisë së re italiane

Kryeministër dhe ministër i ekonomisë: Mario Monti

Ministra pa portofolë: Enzo Moavero Milanesi, Piero Gnudi, Fabrizio Barca, Piero Giarda e Fabrizio Riccardi
Ministri i jashtëm: Giulio Terzi
Ministër i brendshëm: Anna Maria Cancellieri
Ministër i drejtësisë: Paola Severino,
Ministër i mbrojtjes: Gianpaolo di Paola
Ministër i zhvillimeve ekonomike dhe transportit: Corrado Passera
Ministër i bujqësisë: Mario Catania
Ministër i mjedisit: Mario Clini
Ministri i punës dhe çështjeve sociale: Elsa Fornero
Ministër i shëndetësisë: Renato Balduzzi
Ministër i kulturës: Lorenzo Ornaghi

Detyra e qeverisë së re italiane është të shmangë krizën finaciare dhe politike e cila ka rritur kostot e huamarrjes në nivele të paqëndrueshme. Qëllimi i Romës zyrtare është të nisë të reduktojë borxhin prej 120% të PBB-së, duke nisur nga viti i ardhshëm. Sipas planit të miratuar mbi reformat, do të kursehen 60 miliardë euro në tre vitet e ardhshëm nga shkurtimi i investimeve dhe rritja e taksave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›