Reeker emërohet zëvendës-ndihmës sekretar i SHBA-ve

Ambasadori amerikan në Shkup, Philip T.Reeker është emëruar në funksionin e Zëvendës-ndihmës sekretarit të SHBA-ve për Evropën.
Nga ambasada amerikane konfirmojnë informacionin e avancimit të ambasadorit Reeker në administratën e sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton. Reeker u emërua në vend të zëvendës-ndihmës sekretarit aktual, Tom Kantrimen.
Philip Reeker është ambasadori i pestë amerikan në Maqedoni.Në fund të viteve 90-ta dhe gjatë luftës së Kosovës, Reeker ka kryer detyrën e zëdhënësit të ambasadës amerikane në Shkup.