Gjykata e Hagës refuzon kërkesën e Karaxhiçit
Gjykata e Hagës ka refuzuar sot kërkesën e Radovan Karaxhiçit për të zëvendësuar avokatin e caktuar nga gjykata, për shkak se ai përfaqëson shqiptarët. Karaxhiç ka deklaruar se dëshiron të bashkëpunojë me dikë që njeh gjuhën dhe zakonet e vendit të tij, kriter të cilin avokati anglez Richard Harvey nuk e plotëson. Por gjykata e ka refuzuar këtë kërkesë, duke shprehur qëndrimin e saj se avokati Harvey do ta paraqesë denjësisht Karaxhiçin, pavarësisht se ka përfaqësuar shqiptarët e Kosovës.
"Jemi të bindur se avokati britanik do të jetë i aftë të paraqesë ndihmë juridike, profesionale dhe efikase pa asnjë dallim", ka deklaruar Gjykata .
Karaxhiç, i cili u arrestua pas më shumë se një dekade arrati dhe akuzohet për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe genocid.