E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronari në shtëpi, hajdutët “në punë”, momenti i vrasjes

28/12/2011  Financieri italian shihte televizor në kat të dytë, shqiptarët i vidhnin katin e parë

ITALI- Detajet e vrasjes së një shqiptari që kishte hyrë për të vjedhur po zbardhen orë pas ore nga mediet italiane. Ato raportojnë se ishte një e shtënë e vetme në fytyrë, që e qëlloi në kokë shqiptarin Marsel Myfatari, 27 vjeç, ndërsa bashkëpunëtorët e tij mundën të largohen. Të gjitha ndodhën në një moment të vetëm, në një vilë në Rekanati, më 23 dhjetor, një ditë para Krishtlindjeve. Atje, në atë rezidencë të izoluar, e vendosur në fshatin që lidh krahinat e Maceratës dhe Ankonës, ka vetëm një pronar, Stefano Terrucidoro, këshilltar financiar, 60 vjeç. Po shikonte televizor në aneks dhe fillimisht nuk ishte i vetëdijshëm se çfarë po ndodhte. Hajdutët (tre, ndoshta katër) vijnë nga rruga e pashtruar që të çon drejt në portën e parë të vilës, në gjysmë të rrugës ndërmjet Recanatit dhe Castelfidardos. Kaloi një çast dhe tashmë ata ishin në oborr, pasi thyen derën dhe xhamin në katin e parë. Filluan t’i marrin të gjitha ato që gjenin në dhoma dhe nisën ngjitjen në katin e parë. Synimi ishte që të merrnin të gjitha mobiliet dhe pajisjet, ndoshta të bindur se brenda nuk ishin pronarët. Teksa po i nxirrnin zë gjitha jashtë murit rrethues të vilës i thyen xhamin edhe ndërsa një makine të parkuar, një “Lançia Y”. Terrucidoro është ende zgjuar dhe dëgjon çdo gjë që po ndodh. Ai merr armën (pistoletë Smith & Wesson, e mbajtur rregullisht,) dhe disa herë bërtet për t’i trembur dhe larguar hajdutët, por gjithçka ishte e padobishme. Pastaj vendosi të drejtojë armën nga dritarja dhe qëlloi në natën e errët. Marsel Myftari bie në tokë, i goditur në ballë, ndërsa bashkëpunëtorët e tij u larguan. Terrucidoro del jashtë në këtë pikë dhe teksa sheh në tokë shqiptarin bëri thirrje për shpëtim. I riu është transportuar në një spital rajonal në gjendje të rëndë, ku ai vdiq pak para orës 3 të mëngjesit. Ndërkohë, në vilë gjithashtu vijnë ekspertët dhe janë kryer hetime për të kuptuar lëvizjet e grupit, ndërsa pronari i shtëpisë tregon momentin, ato minuta të tmerrshme. Ai tashmë po hetohet i lirë për vrasjen e shqiptarit. “Unë jam i shkatërruar. Nuk doja ta vrisja, por vetëm mbrojta veten nga ai sulm. Tani do të largohem nga shtëpia dhe do shkoj për të jetuar diku tjetër për një kohë, nga frika që ende kam”, thotë ai i tronditur thellësisht.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›