E Diel, 1 Nëntor 2026

Thyen një pikë lojërash fati, pranga dy të rinjve

Në pranga ranë Migen Cala, 26-vjeç, banues në Tiranë, Bledi Deliu, 22-vjeç, banues në Shkozë Tiranë. 

Këta shtetas u arrestuan pasi dyshohet se në bashkëpunim më njëri-tjetrin rreth orës 02.00, në rrugën “Prokop Mima”, kanë vjedhur me thyerje një dyqan të lojërave të fatit në pronësi të një shtetasi, ku kanë marrë  3 televizor plazma dhe dy aparate lojëra fati.

Pas kontrollit të bërë në banesat e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura që janë dy televizor plazma 42 polësh të markë samsung, një televizor plazma 40 polsh i markës LG, dy aparate lojëra fati, një kapele, një targë mjeti TR 8018 A dhe një mjet “Reno”.  Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të vjedhjes. /Start/

                                                                                             2012-01-27 10:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›