Gjykata e Krimeve të Rënda cakton sot masën ndaj Dajtit
Ndërkohë, i arrestuari tjetër për masakrën e Durrësit, Elvis Karoli akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e katër oficerëve. Për Dritan Dajtin dhe dy të lartpërmendurit do të shtohet edhe akuza e mbajtjes pa leje të armëve luftarake, si edhe e mjeteve policore.
Prokuroria e Krimeve të Rënda do t’i drejtohet sot paradite gjykatës sot për të caktuar masën e sigurisë për tre të arrestuarit. Dritan Dajti, përveç kësaj mase, do të njihet edhe me tre dënimet e tjera që ka marrë gjatë periudhës që ka qenë në arrati.
Dënimi minimal për tre të akuzuarit, në bazë të Kodit Penal është 20 vjet, ndërsa maksimali është burgim i përjetshëm. Sipas burimeve policore ka të tjerë persona që e kanë ndihmuar Dritan Dajtin në lëvizje gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri, për të cilët pritet vetëm sigurimi i provës materiale për të kryer edhe arrestime të tjera.
Dy të arrestuarit që ndodhen në qelitë e paraburgimit te 313-ës në Tiranë kanë dhënë hollësi në lidhje me ngjarjen se si ndodhi ajo, duke u përpjekur të mos marrin fajësi në krim, ndërsa vetë i akuzuari kryesor ka kundërshtuar t’u përgjigjet pyetjeve të grupit hetimor.
Ndërkohë që policia është duke kërkuar gjatë marrjes në pyetje të të arrestuarve të gjejë emra të tjerë bashkëpunëtorësh të Dritan Dajtit. Ndërkohë që do të hetohet edhe në lidhje me mjetet policore që iu gjetën në automjetin “Volkswagen Tuareg”.
Një ndër pikat kryesore me të cilën policia është duke u marrë aktualisht, mbetet se kush i ka dhënë ndihmë për kalimin e kufirit Dritan Dajtit, që rezulton se kishte ardhur nga një prej shteteve fqinje javët e fundit në Tiranë. Ndërkohë që policia shqiptare mohon zyrtarisht të ketë pasur dekonspirim gjatë aksionit për kapjen e Dritan Dajtit.