Marrëveshje Serbi-Francë për ndërtimin e metrosë së Beogradit
BEOGRAD- Një marrëveshje u nënshkrua të premten në Beograd mes Francës dhe Serbisë për ndërtimin e linjës së parë të metrosë në Beograd, që pritet të futet në shfrytëzim në vitin 2017, me një kosto rreth një miliard dollarë.
Marrëveshja u nënshkrua nga sekretari i Shtetit francez për Tregtinë e Jashtme, Pierre Lellouche, zëvendëskyreministri serb i ngarkuar me integrimin evropian, Bozidar Djelic, dhe kryetari i bashlkisë së Beogradit, Dragan Djilas.
Kjo linjë e parë metroje, me një gjatësi prej 15 kilometrash, do të ketë 25 statcione, 11 prej të cilave në tunel. Ajo do të përshkojë Beogradin dhe qendrën e tij në një aks jug-lindje dhe veri-perëndim. Punimet pritet të fillojnë në 2013.
Është menduar edhe ndërtimi i dy linajve të tjera, njëra prej të cilave do të zgjatet me kohë deri në aeroportin e qytetit.
Kostoja e përgjithshme e këtij projekti vlerësohet në 1 miliard euro, 400 milionë prej të cilave do të shkojnë për materialin e shtrimit, (shinat, etj) dhe infrastrukturën dhe 600 milionë për punimet inxhinierike (shpimi i tuneleve, etj).
Ndërtimi i një linje metroje në Beograd është një histori e vjetër, një projekt i përmendur shpesh dhe i shtyrë për më vonë.
Projekti i parë i metrosë së kryeqytetit serb është hartuar në 1972, theksonte të premten e përditshmja "Blic".
(d.b/BalkanWeb)