Elbasan, prangosen 3 adoleshentë, vidhnin kapakë pusetash për skrap
ELBASAN- Tre adoleshentë janë arrestuar në flagrancë mëngjesin e së premtes, pasi akuzohen për vjedhjen e kapakëve të pusetave në lagje të ndryshme të qytetit te Elbasanit.
Burime të Policisë lokale thanë se, “tre shtetasit me iniciale I.P, D.A, dhe D.B, që të tre të moshës 13 vjeç, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur disa kapakë pusetash, me qëllim shitjen për skrap".
Mësohet se materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.
(d.b/BalkanWeb)