Jahjaga-Thaci: Kosova të zërë vendin e vet në NATO e BE
PRISHTINE- Në konferencën ndërkombëtare që po zhvillohet në Prishtinë, nën drejtimin e ministrisë së Jashtme të Kosovës, presidentja Jahjaga kërkoi që republika e re e Ballkanit të bëhet anëtare e organizmave ndërkombëtare.
Qëllimi i këtij organizimi, është sensibilizimi i opinionit publik dhe i përmirësimit të imazhit, duke përdorur si mjet diplomacinë publike.
Në fjalimin hyrës, presidentja Atifete Jahjaga tha se Kosova duhet të zërë vendin që i takon në të gjithë mekanizmat dhe organizmat ndërkombëtar, përfshirë edhe pjesëmarrjen nëpër misionet paqeruajtëse. Ndërsa shprehu zotimin për trajtim të barabartë të gjitha komuniteteve në Kosovë, Jahjaga tha se në aspektin ndërkombëtar, Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë vendi tjetër.
”Si shtet ne synojmë të ndërtojmë dhe forcojmë tutje partneritetin tonë strategjik dhe permanent me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse ndajmë përkushtimin për vlerat e përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kosova ndjek politikën e fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet. Ajo është e ndërtuar në parimin qytetar, ku të gjithë qytetarët pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare e racore, kanë të drejtat e barabarta”, u shpreh Jahjaga.
Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi tha se rajoni i Ballkanit po ballafaqohet me sfidat e konsolidimit të shteteve të reja, përderisa Bashkimi Evropian po ballafaqohet me sfidën e krizës ekonomike financiare.
(ma.ar/BalkanWeb)