Hajdutët e peshoreve, në IDEA, dosja e plotë e përgjimeve telefonike
Tiranë – Pas disa muaj hetime, Prokuroria e Tiranës siguroi prova të mjaftueshme lidhur me mashtrimin e një grupi nëpunësish dhe zyrtarësh të Drejtorisë së Metrologjisë. Arma më e mirë e hetuesve ka qenë përgjimi i telefonave të zyrtarëve, përmes të cilëve është bërë zbulimi i tërë mekanizmit se si ata shpërdoronin detyren, duke marrë para nga tregtarët dhe pronarët e dyqaneve, e duke neglizhuar kontrollin e vërtetë të paisjeve matëse, përmes të cilave mashtrohen dhe vidhen qytetarët e thjeshtë në produketet bazë të jetës së tyre, ushqimet.
Gazeta IDEA publikon të plota materialet hetimore dhe përgjimet e telefonatave të të pandehurve
Dosja(me shkurtime) e prokurorise per te pandehurit e metrologjise
…………………………………………………
Dokumenti i hetimit per shtetasin Roland Celmeta
Gjate hetimit paraprak eshte bere e mundur identifikimi i disa subjekteve qe jane demtuar nga kjo veprimtari kriminale ku jane kqyrur dhe sekuestruar ne cilesine e provave materiale mandat pagesat dhe pullat e kualidimit te njesive matese ne dy raste dhe po punohet per identifikimin edhe te subjekteve te tjere te demtuara nga ky fenomen. Keto veprime dyshohen se jane realizuar nga persona te pa autorizuar por sipas dyshimeve bazuar ne te dhena dhe informacione keta persona jane punonjes te Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise te ciles i perkasin keto pulla. Sekuestrimi i mandat pagesave dhe i pullave ne fjale te perdorura nga personat e paautorizuar eshte bere ne objektet private Furre Buke Flamur Ahmeti si dhe marketi i shtetases Miranda Goci. Te dy keto aktivitete gjenden ne rrugen Sadik Petrela Tirane.
Po ashtu jane pyetur ne cilesine e personave qe kane dijeni per rrethanat e ngjarjes shtetasit Flamur Ahmeti dhe Miranda Koci. Ne deklarimet e tyre keta shtetas shpjegojne ngjarjen dhe mekanizmin e saj te ndodhur ne date 15.02.2011. Ata shpjegojne me hollesi se: Dy burra te moshes rreth 38-40 vjec kane shkuar ne aktivitetin e tyre privat dhe jane prezantuar si inspektor te Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise Tirane dhe sipas tyre mbulonin kete zone. Ata mbanin te varur ne qafe dhe nje dokument identifikimi te institucionit. Keta dy persona u kane thene se do benin kualidimin e mjeteve matese dhe pasi kane kryer disa verifikime ata kane plotesuar mandatet e arketimit, kane marre pagesen e shumes sipas ketij mandati, ku nje kopje u kane lene ketyre subjekteve dhe kane vendosur ne objeket matese nga nje pulle (etikete pagese kualidim peshoreje), e vogel ne forme vezake, me ngjyre bardh e blu ku ne pjesen e brendshme ka mbishkrimin Republika e Shqiperise, Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise. Ne deklarimet e tyre ata sqarojne se : Pas rreth 1.5 muajsh u ka shkuar nje burre rreth 50 vjec i cili u eshte prezantuar si inspektor te Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise Tirane qe mbulonte ate zone. Sapo ka hyre ai ka konstatuar me habi etiketat e vendosura ne mjetet matese dhe i ka pyetur se kush i kishte vendosur. Ai eshte informuar sa me lart per gjithcka kishte ndodhur dhe pasi pa dhe mandat pagesat u tha se ata persona nuk mund te jene koleget e tij sepse kjo eshte zona qe mbulon ai dhe se askush tjeter nuk mund te ushtroje detyren e tij ne kete zone.
Te dy administratoret e ketyre aktiviteteve te lartpermendura japin pershkrime dhe karakteristika te sakta te dy shtetasve te paraqitur si inspektore te Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise Tirane dhe shtojne se po ti shohin jane ne gjendje per ti njohur.
Nga ana e policise jane marre informacione te ndryshme nga burime te tjera konfidenciale dhe eshte bere e mundur identifikimi i disa subjekteve qe jane demtuar nga kjo veprimtari kriminale. Po sipas ketyre burimeve ka te dhena se jane punonjes shteteror te paautorizuar po te Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise, dega Tirane qe i perkasin keto pulla.
Nga informacioni mbi veprimet e kryera, vecanërisht vëzhgimit te punonjesve te kesaj drejtorie, ka rezultuar se punonjes te D.P.M Tirane kane kryer dhe kryejne kete veprimtari kriminale per perfitime personale ne dem te subjekteve private. Sipas informacioneve qe disponojme si nje nga autoret e kesaj veprimtarie dyshohet shtetasi Kristaq Thanasi, me detyreren e inspektorit te kualidimeve. Ky shtetas në bashkëpunim me shtetsin Sokol Lami, shofer prane kesaj drejtorie kane mashtruar duke vjedhur subjekte te ndryshme gjoja per kualidim te njesive matese qe keto subjekte kane ne perdorim ne nje kohe qe nuk eshte as zona dhe as detyra e tyre. Pasi prezantohen ata u lene subjekteve mandate arketimi dhe etiketa teresisht te fallsifikuara dhe te skaduara ne kembim te nje vlere te caktuar monetare. Nga sa me lart shtetasi Kristaq Thanasi, ka konsumuar elementë të veprës penale të Vjedhje e kryer duke shperdoruar detyren dhe Mashtrimit, parashikuar nga nenet 135 dhe 143/2 te K.Penal.
Me vendimin nr. 163 Akti, date 12.09.2011 Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane ka vendosur ka vendosur lejimin e pergjimit te numrit te telefonit 0682020483 ne perdorim nga shtetasi Kristaq Thanasi per nje peridhe 15 (pesembedhjete ditore) nga data 12.09.2011 ora 16:00 deri ne date 27.09.2011 ora 16:00. Gjate kesaj periudhe kohore jane bere biseda ne interes te hetimit sipas permbledhjes se transkiptimeve te bisedave telefonike ne periudhen kohore 12.09.2011 deri ne 26.09.2011 bashklidhur kesaj kerkese. Gjate ketyre bisedave te transkiptuara jane evidentuar te tjere numra (persona) qe bashkepunojne me shtetasin Kristaq Thanasi duke u inplikuar ne veprimtari te kundraligjshme e korruptive. Dhe keta numra (persona) jane vene ne pergjim telefonik me Vendim te Gjykates se Shkalles e Pare Tirane.
Konkretisht: Ne date 12.10.2011, shtetasi Kristaq Thanasi me detyre inspektor prane drejtorise se metrologjise Tirane ne numrin e tij 067 20 28 647, ora 15.40 merr nje telefonate nga numer tel.068 20 20 127 i cili pas verifikimeve te bera rezulton se eshte biznesmeni Arben Keçi. Ky i fundit ne hyrje të Porto Romanos, ka ndertuar një pikë per peshimin e automjeteve me dy peshore të reja elektronike automobilistike.
Nga biseda me Kristaqin, rezulton se Beni është i interesuar për kolaudimin e tyre meqënëse i kishte ardhur një anije dhe i duheshin dokumentat (librezat e kolaudimit) me qëllim për tua treguar kapitenerise së anijes. Kristaqi e pyet nëse do vetem dokumentacionin apo donte kolaudimin e sakte, ndërsa Beni i thote se si fillim i interesonte vetem ana dokumenare për tia treguar kapitenerise.
Pas kësaj Kristaqi i ka telefonuar shtetasit Roland Çelmeta, me detyre Zv. Drejtor i Pergjithshem ne Drejtorine e Pergjithshme te Metrologjise dhe i ka treguar këtë fakt duke i thënë që Benit të cilin Rolandi nuk e njeh, i duheshin dokumentat e kolaudimit, pasi ai priste te bente evadimin e nje ngarkese nga nje anije ne port. Rolandi i jep leje per te vepruar duke i thene qe thuaji Benit te vije ne Tirane tja japim letrat ne dore, te mbyllin punen. Kristaqi i ka thënë se gjithësesi do njoftonte dhe Moisiun.
Pas kësaj, Kristaqi ka telefonuar shtetasin Moisi Musabelliu me detyre Drejtor i Metrologjise dega Tirane dhe e vë në dijeni që e ka marrë miku i tyre Beni dhe i ka kërkuar kolaudimin e peshoreve dhe Moisiu i thotë për të nesermen.
Ne datën 13.10.2011 Beni nga Nr. i tij 068 20 20 127 i ka telefonuar Kristaqit dhe ky i fundit i ka lënë një takim në Tiranë dhe të vije pas një ore ti marri. Beni i thotë se do dergoj një person tjeter me emrin Vasil.
Nga raportet e shërbimit të datës 13 Tetor 2011, rezulton se Kristaqi ka qëndruar gjatë gjithë kohës në T