E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD Gjyqtaret e Durresit parregullsi ne procedura per Ilir Xhakjan

Pas Ministrisë së Drejtësisë vjen dhe reagimi I KLD lidhur me parregullsitë në proceset gjyqësore të Ilir Xhakjas, personit I cili në 13 shtator vrau në detyrë shefin e Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj.

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga KLD: “Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë verifikoi ankesën publike mbi veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në shqyrtimin e akuzave penale në ngarkim të të dyshuarit, si autor i aktit të rëndë kriminal ndodhur në datën 13.09.2012, Ilir Xhakja.

Nga verifikimi janë konstatuar parregullsi, të cilat në përputhje me nenin 32 të Ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, përbëjnë shkak për procedim disiplinor të gjyqtarëve. “Për këtë arsye, Zëvendëskryetari i përcolli sot Ministrit të Drejtësisë, dokumentacionin përkatës dhe relacionin, për vazhdimin e procedurave ligjore, lidhur me procedimin disiplinor”-përfundon njoftimi i KLD.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›