Zbulohet punishtja e materialeve te ndertimit 5 ne pranga

Zbulohet një punishte e prodhimit të materialeve të ndërtimit, e cila deri në mesditë ka funksionuar si një bazë për furnizimin e disa dyqaneve që tregtojnë këto materiale.
Aksioni I skuadrës së antikrimit financiar, në vendin e quajtur Flamuri I Kuq, në rrugën Ali Demi, në Tiranë u mbështet edhe nga antikontrabanda e Drejtorisë së Doganës së Kryeqytetit.
Policia shoqëroi 5 persona, ndërsa jan ë bllokuar materiale dhe pajisje në vlerë mbi 50 mijë euro.
Gjithashtu janë bllokuar edhe 2 dyqane, njëri në Unazën e Re dhe tjetri në afërsi të Stadiumit Selman Stërmasi. Në punishten që ndodhej në katin e parë të një vile 3-katëshe prodhohej kryesisht kolë për ndërtim, por edhe materiale të tjera të ndërtimit.
Burimet policore thanë se nuk kishte asnjë dokument që të mund të provonte ekzistencën e një punishteje të tillë, e cila dyshohet se ka mbi 5 vjet që funkksionon. Në polici u shoqëruan Bledar dhe Gentian Shkoza, respektivisht 32 dhe 36 vjeç, Nafidi Nanaj, 56 vjeç, Lulzim Balla, 32 vjeç dhe Lulzim Balla, 52 vjeç.