E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrest shtepie per komisarin e Korces

Ish shefi i komisariatit të Korcës Nikolin Thana, Arben Hansallari, polic i komunës Voskopjë, Jetnor Hysenllari, banor i Voskopojës, Hysni Myrtollari banor në Porodinë janë lënë nga gjykata e Korçës në arrest shtëpie. Të katërt këta persona akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin i kanë marrë para një biznesmeni skrapi. Prokuroria e Korçës ka kërkuar për tre të ndalurait arrest me burg për veprën penale të mitmarrjes, por gjykata ka vendosur t’i lërë me arrest shtëpie. Masa për shefin e komisariatit u vendos në ambjentet e spitalit të Korçës, ku dhe është shtruar Thana për shkak të një goditjeje në zemër, menjëherë pasi u arrestua. Gjendja e tij jo e mirë, ka bërë që autoritetet spitalore vendore, të përgatisin Thanën për shtrim në Spitalin Ushtarak. Të katërt personat u arrestuan disa ditë me parë si rezultat i një operacioni të përbashkët të SHKB-së dhe Task Force e Prokurorisë së Korçës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›