E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë cakton trupën gjyqësore për Priftin

Pas hedhjes së shortit me gogla, sipas procedurave të përcaktuara, trupa gjyqësore përbëhet Mirela Fana, Relator i Çështjes, Fatos Lulo,  Arjana Fullani,  Aleksandër Muskaj si dhe Gani Dizdari.

Dosja e Prokurorisë për këtë çështje mbërriti disa ditë më parë në Gjykatën e Lartë, ku Prifti dhe Beqiri, akuzohen për korrupsion pasiv. Regjistrimi i fshehtë i videos që është bërë objekt hetimi pasi u rikuperua nga eksperti amerikan në kompjuterin e Dritan Priftit, zgjat rreth 45 minuta.

Bazuar në dialogun e zbardhur nga Prokuroria, shuma financiare fillimisht ka qenë 100 mijë euro, por në bisedë me Priftin, Leonard Beqiraj sqaron se ia ka dhënë dikujt 30 mijë euro dhe i kanë mbetur 70 mijë.  /S.Ll/Start/

 

                                                                                             2012-03-15 14:46
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›