QSUT, tek Onkologjiku urinohet në korridor
TIRANE-Korridori i spitalit Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" është shndërruar në një vend ku mund të urinohet pa problem. Sapo hyn në katin e parë të këtij spitali ndjen erën e rëndë, që krijohet si pasojë e një "wc-je" të improvizuar poshtë disa shkallëve. Kjo pjesë ndodhet shumë pranë dhomave ku kryhen vizitat për pacientët e përditshëm, të cilët pa diskutim, janë të shumtë në numër çdo ditë të javës. Ajo që të tërheq më tepër vëmendjen është fakti se përballë me të ndodhen edhe tualetet e katit të parë, që çuditërisht preferohen më pak se tualeti i improvizuar në korridorin e spitalit.
Përveç urinës dhe erës të keqe, syri të zë edhe ca bishta cigaresh të tymosura dhe të hedhura përtokë, ndërkohë që pacientët që presin në radhë shprehen të shqetësuar për këtë situatë.
"Unë kam rreth 45 minuta që jam duke pritur radhën. Përveçse jam e detyruar të rri në këmbë dhe të pres që të hyj në konsultë, më duhet të duroj dhe këtë erë të tmerrshme që vjen nga atje. Sinqerisht, nuk i kuptoj këta persona që shkojnë dhe urinojnë në korridorin e spitalit... Nuk paskan fare kulturë. Pastaj, ja ku është dhe tualeti, nuk shkojnë dot brenda. Nuk mund të them që është i standardeve më të fundit, por të paktën është normale që të shkohet atje",- shprehet një grua rreth të 50-ave që është duke pritur për një vizitë tek mjeku. Numri i pacientëve në katin e parë të këtij spitali është jashtëzakonisht shumë i madh, ndërkohë që sapo mësojnë se përse interesohemi, fillojnë të ngrenë të gjithë zërin dhe të ankohen. "Është turp për ata që shkojë e urinojnë atje, por edhe drejtuesit kanë rolin e tyre. Unë vij shumë shpesh këtu, pasi ashtu e kam hallin dhe ajo qoshe nuk është bërë dje apo pardje. Unë kam mbi dy muaj që e kam parë në këtë gjendje. Me këto veprime ne shqiptarët tregojmë se sa edukatë kemi, por drejtuesit nuk mund të marrin dot masat e nevojshme? Normale është që në një spital të urinohet në korridor?!",- shprehet një tjetër vajzë që është duke pritur në radhë. Për mjekët që ofrojnë shërbimin në këtë pavijon, situata nuk është normale, por ata nuk mund të bëjnë asgjë për ta ndryshuar. "Kemi sinjalizuar disa herë në drejtori, por mesa duket nuk e kanë marrë parasysh. Të them të drejtën, ka shumë kohë që kjo qoshe është në këtë gjendje. Herë-pas here e pastrojnë nga pak, por pa rezultat",- shprehet një mjek, i cili nuk pranon të identifikohet.
Drejtoria
I kontaktuar nga ana jonë nëpërmjet telefonit, drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku nuk ka reaguar në lidhje me këtë situatë. Pasi i kemi telefonuar dhe i kemi dërguar edhe një sms, ku i shpjegonim arsyet se përse ishim duke e kontaktuar, nuk arritëm të merrnim asnjë përgjigje prej tij. Edhe pse nga mjekët e spitalit Onkologjik mësojmë se drejtoria është kontaktuar disa herë në lidhje me urinimin në korridor, nga Ivziku nuk marrim një përgjigje konkrete, se çfarë mendohet të bëhet për të zgjidhur dhe për të eliminuar këtë fenomen aspak normal, për një spital ku kurohen me qindra vetë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)