E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, zhduket 35-vjecarja, policia gjen gjurmë gjaku në banesë

KUKËS- Një grua 35-vjeçare rezulton e zhdukur në qytetin e Kukësit. Denoncimi është bërë sot nga vajza e saj, e cila kur është kthyer në shtëpi nuk ka gjetur nënën.

Sipas policisë së qytetit verior, gruaja e zhdukur është 35-vjeçarja Fllanxa Rexhmati, nënë e tre fëmijëve.

Pas kontrollit në banesën e familjes Rexhmati, policia ka gjetur gjurmë gjaku dhe ka konstatuar se mungon një shumë prej 3 milionë lekësh të vjetra.

Policia e Kukësit e shpalli gruan në kërkim, ndërkohë që mësohet se për të po kërkohet në lagjen 5 të qytetit si dhe në breg të liqenit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›