Kosovë, shpërthim në Pejë, një i plagosur
PRISHTINË-Policia e Kosovës konfirmoi se sot paradite në Pejë, në oborrin e një shtëpie ka ndodhur një shpërthim dhe një person ka pësuar plagë trupore.
Nga hetimet paraprake të policisë ende nuk dihet shkaku i shpërthimit dhe motivi, por dyshohet se mjeti shpërthyes është hedhur nga persona të panjohur.
Si pasojë e shpërthimit, pronari i banesës, Sali Kastrati, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Grupi hetimor rajonal është duke hetuar në disa pista.
(d.b/BalkanWeb)