Kuvend, miratohen disa projektligje
TIRANE-Kuvendi votoi dhe miratoi sot disa projektligje, ndërsa opozita votoi vetëm një prej tyre.
Sot në seancën plenare kaluan ndryshimet për projektligjin për klasifikimet ‘Sekret shtetëror’, projketligji për invalidët që përmban dhe statusin e të verbrit si dhe projektligji për pasuritë e paluajtshme.
Privatizimi i truallit
Kuvendi miratoi me 70 vota pro, 60 vota kundër dhe 1 abstenim, disa ndryshime në ligjin "Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij".
Ligji u debatua gjatë në seancë nga deputetët e maxhorancës dhe opozitës, të cilët kishin qëndrime të kundërta për projektin e qeverisë.
Në bazë të ndryshimeve të propozuara, të gjithë ata që zotërojnë një objekt shtetëror, të përfituar nga privatizimet e viteve '90, mund të privatizojnë edhe truallin.
vijon..
(d.b/BalkanWeb)