E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balla-Berishës: Strategjinë antikorrupsion e ke lënë në sirtar

TIRANE - Në kuadër të interpelancës me kryeministrin Berisha për strategjinë antikorrupsion, deputeti i PS-së Taulant Balla e cilësoi të dështuar programin e qeverisë “Me duar të Pastra”. Sipas Ballës, strategjia antikorrupsion 2008-2013 e hartuar nga qeveria ka mbetur në sirtar, si shumë premtime të tjera.

“E vetmja që mund të mbahet mend nga kjo strategji janë dy numra telefoni që nuk u përgjigjen kurrë. E kam provuar gjithë ditën nuk punon por ka nja 3 vjet që nuk punon fare. A caktuat ndonjëherë fonde për këtë qëllim, a u shpërblye ndonjë qytetar që denoncoi korrupsionin.”- u shpreh Balla nga foltorja e Kuvendit.

Deputeti socialist iu referua edhe raporteve vjetore te organizatës Transparency International, duke theksuar se indikatori i korrupsionit në vend është përkeqësuar në vitet e fundit.

Balla e nisi fjalën e tij me vendimin e gjykatës për të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit, të cilin e cilësoi si një tragjedi të dytë për familjarët e viktimave, por u ndërpre nga kryetarja e Kuvendit, me pretendimin se kjo çështje nuk përputhej me temën për të cilën ishte kërkuar interpelanca.

(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›