E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Lartë, dekretohet Medi Bici

Medi Bici është zyrtarisht anëtar i Gjykatës së Lartë. Zyra e shtypi e Presidentit Bamir Topi njofton se
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i dorëzoi sot paradite në Presidencë zotit Medi Bici dekretin e emërimit në Gjykatën e Lartë duke e përgëzuar dhe duke i uruar njëkohësisht suksese në detyrën e rëndësishme dhe plot përgjegjësi.

Anëtari më i ri i Gjykatës së Lartë, Medi Bici u propozua nga Presidenti Topi për në Gjykatën e Lartë më 25 maj 2010 dhe kandidatura e tij u votua dhe u miratua në Parlamentin shqiptar pak ditë më parë.
Kuvendi rrëzoi kandidatin Sokol çomo propozuar nga zoti Topi si anëtar i Gjykatës së Lartë. Pritet të votohet kandidatit Vexhi Muçmata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›