E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita nuk iku nga Kuvendi

Viti i ri duket se i ka sjellë këshillë të re e pozicion të ri opozitës shqiptare: Ajo nuk iku nga Kuvendi. Më së fundi, përfaqësuesit e interesave të mendimit opozitar, kuptuan se Kuvendi nuk është pronë e askujt, por privilegj që populli shqiptar ua jep pak të zgjedhurve. Kryeministra, deputetë, kryetarë Kuvendi, do të shkojnë dhe do të vijnë, por ajo sallë është forma universale e njohur e ushtrimit të pushtetit popullor në demokracitë moderne, ndaj kjo i jep një magji që s’duhet prishur. Por, pavarësisht qëndrimit në Kuvend, opozitarët ndjehen ende të huaj, ndoshta të pamësuar, si myafirë që s’njohin shtëpinë ku janë futur. Në 4 orë debate, është e vërtetë që refreni i opozitarëve si përgjigje sulmeve me një fjalor të paprecedentë të kryeministrit, ishte “O hajdut, o hajdut”, por mikrofoni dhe kamerat, përcjellin podiumin më shumë se platenë. Dje, opozitarët e Shqipërisë kishin zërin e tyre në Kuvend, siç e kanë përmes Berishës, Topallit, populli i mazhorancës, vetëm në këtë mënyrë, përballë njëri-tjetrit dhe jo duke ikur, shqiptarët do të arrijnë të kuptojnë se kush është me të drejtën. E drejta kërkon sakrificën, mundin, kurajon e përballjes.
(balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›