E Diel, 1 Nëntor 2026

Video, Prifti: Meta shantazh Berishës me 3 votat në Kuvend

TIRANE-TIRANE- Ish Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës shprehu sot bindjen se kreu i LSI po i bën shantazh Berishës. Për Dritan Priftin nëse nuk do të ishin tre votat në parlament, Berisha do të kishte mbajtur tjetër qëndrim ndaj Metës, pas publikimit të videopërgjimit.

Në një konferencë për shtyp, të mbajtur, sot në mesditë, në ambientet e Hotel Tirana” Dritan Prifti i bëri thirrje Berishës të vëre interesat e vendit mbi interesat e veta. “Kam bindjen se Meta e kontrollon Berishën dhe i bën shantazh me votat në parlament. Nëse nuk do ishin ato tre votat në parlament do ishit të sigurtë se berisha do mbante qëndrim tjetër “

Për gati 40 minuta deputeti Dritan Prifti i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, të cilat ishin përqënduar në detajet e videopërgjimit dhe në qëndrimin që ai do ketë në vazhdim.

Ish nënkryetari i LSI-së u shpreh i bindur se do të vazhdonte betejën e denoncimit të korrupsionit, duke dorëzuar në prokurori prova dhe fakte të tjera të abuzimece të Ilir Metës.

“Këto ditë po përgatitem të shkojë sërish në prokurori ku do denoncoj abuzimet dhe vjedhjet vetëm gajtë 3 muajve si Ministër i Ekonomisë. Do denoncoj në prokurori dhe pasuritë e tij të paligjshme të regjistruara në emër të personave të tjerë, brenda dhe jashtë Shqipërisë”.

PRIFTI: SMS KERCENUES EDHE NGA ARTUR HAJDARI
Në fillim të konferencës ish ministri i Ekonomisë falenderoi mbështetësit të cilët “më kanë inkurajuar në këtë betejë historike kundër korrupsionit”. Sipas Priftit nga 8 mijë mesazhe e telefonata që kishte marrë vetëm 3 sms kishin qenë kërcënuese. Mesazhi i parë ishte dërguar nga një numër që ai se njihte dhe që i thoshte “U bëre ti laluc të përballesh me skraparlliun tonë”, sms e dytë kishte qenë nga Artur Hajdari, emri i të cilit është përmendur në video përgjim, ku Meta i kërkon Priftit ta punësojë si inspektor. Sms e tretë ka qenë nga Luljana Abazi, kryetare e LSI ne njësia nr. 6, Tiranë.

PRIFTI: VIDEOJA ORIGJINALE, S’KA NEVOJE PER EKSPERTE TE HUAJ
Prifti, këmbëngul se videoja, që ai ka regjistruar në ambientet e METE-së më 1 mars 2010, nuk është montazh sic pretendon protagonisti tjetër i videos, Ilir Meta.
“Unë po ju deklaroj se videoja që kam regjistruar është e paprekur e pamanipuluar, origjinale dhe pa asnjë ndërhyrje. Unë mbaj përgjegjësi morale, penale dhe politike nëse videoja ështe e manipuluar.- nënvizoi Prifti
“Asnjë sekondë nuk është hequr nga videoja. Nuk ka nevojë as për prokurorë nga Amerika, as nga Europa. Vetë shqiptarët i shikojnë sekondat në ekran. Aty nuk mungon asnjë sekond”- vazhdoi më tej Prifti duke shtuar se “Loja e montazhit bëhet vetëm për të fituar kohë dhe për të blerë median. Për fat regjistrimi është bërë me orë dhe sekonda. Shqiptarët mund ta shikojnë”- këmbënguli Prifti.

PRIFTI: VEPRA IME OPOZITARE
Prifti tha se tashmë ishte vendosur në opozitë dhe vepra e tij ishte “një favor i opozitës, për të korrigjuar gabimin tim që u bashkova me kryeministrin".Megjithëse nuk kishte marrë asnjë falënderim nga Opozita la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me PS.
"Unë jam në opiozitë dhe bashkëpunimi do të ishte jo i drejtë ta shmangia... Deri tanui nuk ka asnjë marrëveshje. Deri tani kam disa variante bashkimin me PS-ne, të krijoj një forcë të re opozitare...."

I pyetur nëse me videon Prifti i kishte bërë shantazh Ilir Metës për tu bashkuar me Ramën, Prifti tha: "Absolutisht jo. Unë ia kam treguar brendinë e videos disa herë Metës, por në asnjë rast nuk ia kam përdorur për të bërë shantazh për Ramën".
Sipas Priftit nuk kishte qenë ai që i kishte propozuar marrëveshjen e Edi Ramës, që Meta të bëhej kryeministër dhe t'i jepte votat e opozitës, sic pretendonte kreu i LSI-se.
"Konfirmoj se mes Metës dhe Ramës ka pasur një marrëveshje ku Ilir Meta të bëhej kryeminsitër dhe votat e tij të kalonin me opozitën. Meta ma ka konfirmuar këtë fakt dhe se ai ka qenë pjesë e këtij skenari.. Por në vend që të vazhdonte skenarin me PS vendosi të marrë postin tim në METE dhe të vazhdojë koalicionin”.

Prifti u shpreh i bindur se këtë betejë do ta conte deri në fund pavarësisht se kishte marrë kërcënime të shumta për jetën e tij. “Në dhomën e gjumit kam dy krevate të vegjël, dhe dy fëmijë që shkojnë në shkollë. Nuk ështe e thjeshtë që unë të vazhdoj këtë betejë vetëm. Do kërkoj mirëkuptimin e të gjithëve. Pasi të shoh që drejtësia nuk kontrollohet, ju jap fjalën se të gjitha do të dalin...Kam marrë këto ditë kërcënime të jashtëzakonshme që i thotë miqve të mi do marr vetë kallashnikovin e do ta vras”- tha gjatë konferencës Prifti.
(vazhdon)
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›