Gjykata e Lartë hedh sot shortin për “Durrës-Kukës”
Sot do të hidhet shorti që do të përcaktojë gjyqtarët që do të marrin në shqyrtim dosjen “Durrës-Kukës”, ku të pandehur janë ish-ministri i Transporteve, Lulzim Basha dhe ish-drejtori juridik i institucionit, Andi Toma
TIRANE-Gjykata e Lartë pritet të hedhë sot shortin për dosjen Durrës-Kukës ku i pandehur është ish-ministri i Transporteve Lulzim Basha dhe ish-drejtori juridik i institucionit, Andi Toma. Vendimi është marrë pak më parë në Gjykatën e Lartë, ku sipas burimeve hedhja e shortit për gjyqtarët që do të marrin në shqyrtim dosjen është lënë të bëhet pikërisht sot.
Akuza mbi Bashën është shpërdorim detyre dhe favorizim në tender. Dosja "Durrës-Kukës" u dorëzua në Gjykatën e Lartë për gjykim më 5 dhjetor 2008, pas më shumë se 17 muaj hetimi.
Pritej që shorti të hidhej diten e martë, por shtyrja e tij mësohet se është bërë për të pasur mundësi që më parë të diskutohej për procedurën që do të ndiqej.
Për këtë cështje, shumë të bujshme, sipas prokurorisë, është gabuar gjatë procedurave të tenderimit, përzgjedhjes së firmës fituese për ndërtimin e segmentit të shumëpërfolur Rrëshen-Kalimash. Dëmi i shkaktuar shtetit kap shifrën e 232 milionë eurove, për të cilën është akuzuar shumë ashpër nga opozita, e cila ka deklaruar se për këtë vjedhje ai ka mbështetjen e hapur të kryeministrit të vendit, Sali Berisha.
(d.b/News24/BalkanWeb)