"Durrës-Kukës", sot hidhet shorti për trupin gjykues

Gjykata e Lartë do të përcaktojë sot trupin gjykues që do të shqyrtojë cështjen e rrugës Durrës-Kukës ku i pandehur është Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha. Mësohet se këtë herë gjykata e lartë do të aplikojë hedhjen e shortit me gogla dhe jo në mënyrë elektronike si në rastet e tjera. Pak ditë më parë prokuroria zyrtarisht dorëzoi në këtë gjykatë dosjen me akuzat për Bashën. Sipas Prokurorisë Basha ka shëprdoruar detyrën dhe ka shkelur barazinë në tendera. Ministri Basha deri tani nuk e ka pranuar të jetë i pandehur për rrugën durrës-kukës dhe për këtë arsye ka paraqitur një ankimim në gjykatën e Tiranës.