E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Larte kunder ekstradimit te Rrapos

Kolegji Penal i kesaj gjykate u mblodh sot duke u shprehur se vendimi bie ndesh me kerkesen e Gjykates se Strasburgut. Gjate seances se sotme Gjykata e Larte ka pranuar kerkesen e avokatit mbrojtes te Rrapos sipas te cilit Shtetet e Bashkuara nuk kishin dhene garanci qe i ekstraduari nuk do te denohet me vdekje.

Nderkohe per rastin reagoi edhe Gjykata e Strasburgut e cila i ka derguar nje leter qeverise shqiptare ku shprehet se jane shkelur Konventat Presidenti i gjykates Jean Paul Costa me ka udhezuar te shpreh ne emer te tij keqardhjen e thelle lidhur me vendimin e marre nga autoritetet tuaja per te ekstraduar Rrapon ne SHBA ne shkelje flagrante me masen e perkohshme te gjykates te miratuar sipas vendimit 39 te saj thuhet ne letren e Strasburgut.

Me tej thuhet se qeverise suaj iu terhoq vemendja se paaftesia e nje shteti kontraktues per te zbatuar vendimin nr.39 mund te konsiderohet si nje shkelje e nenit 34 te Konventes. Almir Rrapo ish-zyrtar i Ministrise se Jashtme u ekstradua te merkuren heret ne mengjes drejt SHBA-ve ku pritet te gjykohet per nje sere veprash penale./Saimir Lleshi/start/

2010-11-26 1521

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›