E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Pavaresise Obama uron Topin



Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi ka marre sot nje mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barak Obama me rastin e Festes se Pavaresise

I dashur zoti President Ne emer te popullit amerikan ju shpreh juve dhe te gjithe qytetareve shqiptare urimet e mia me te mira me rastin e 28 nentorit Dites suaj te Pavaresise citohet ne mesazh.

Obama vleresoi ne mesazh se Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia jane miq te ngushte dhe aleate te lidhur nga detyrimi yne solemn ndaj sigurise se njeri-tjetrit. Ne i vleresojme dhe pershendesim perpjekjet e Shqiperise ne drejtim te promovimit te paqes dhe qendrueshmerise anembane botes dhe ndihemi krenare te sherbejme perkrah jush ne perpjekjen tone si aleate ne Afganistan.

Obama inkurajoi Shqiperine te vazhdoje reformat. Ne te njejten menyre ju inkurajojme per reforme te metejshme per te perparuar ne rrugetimin tuaj integrues per ne Bashkimin Evropian. Ndersa vazhdojme te punojme se bashku per perparimin e qellimeve tona te perbashketa ne Evrope dhe me gjere qe nga ruajtja e qendrueshmerise ne Ballkan e deri te ndertimi i nje te ardhmeje me te mire ne Afganistan une jam i bindur se lidhjet e qendrueshme mes dy popujve tane do te forcohen dhe thellohen gjate viteve te ardhshme. Sinqerisht Barak Obama shprehet Obama ne mesazhin drejtuar Topit.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›