E Diel, 1 Nëntor 2026

PUKE/ Fshati pa drita kryeplaku vdes ne kabine

PUKE - Futet ne kabinen elektrike per te gjetur defektin qe kishte lene fshatin prej me se 24 oresh pa energji elektrike por korrenti i merr jeten kryeplakut. Ngjarja ndodhi dje ne fshatin Kokedode te rrethit te Pukes. Policia beri te ditur se eshte njoftuar nga banoret per vdekjen nga korrenti te 50-vjecarit Kole Ndrecaj. Nga hetimet e kryera bazuar edhe ne deshmine e banoreve te ketij fshati rezultoi se kryeplaku ishte futur ne kabinen e fshatit per te pare vete defektin ne mungese te nje elektricisti. Por ne tentative per ti sjelle fshatit energjine e munguar ai ka rene ne kontakt duke gjetur edhe vdekjen e menjehershme. Pas ngjarjes se rende banoret sinjalizuan menjehere policine. Mesohet se ne fshatin Kokedode vijon mungesa e energjise elektrike ndersa ne banesen e kryeplakut jane hapur dyert e mortit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›