SARANDE/ Kapet i kerkuari tentoi Greqine
SARANDE - Kapet nga sherbimet kufitare ne tentative per tu larguar drejt Greqise i shpalluri ne kerkim. Policia e Sarandes njoftoi se dje beri te mundur arrestimin e 20-vjecarit Edison Doda nga Fushe-Kruja i cili ishte ne kerkim qe prej pese muajsh. Mesohet se Doda ishte denuar ne mungese nga Gjykata e Durresit ne qershor te ketij viti per vepren penale te vjedhjes ne bashkepunim. Pas denimit te marre nga gjykata i riu tentoi te kalonte kufirin per ti shpetuar prangave. Pas transportimit te tij ne momentet e para per ne mjediset e Komisariatit te Policise ne Sarande pak kohe me vone eshte bere edhe transportimi i tij per ne paraburgimin e Durresit. Brenda nje periudhe dymujore jane arrestuar 20 persona nga sherbimet kufitare te Sarandes ne tentative per te kaluar kufirin e gjelber ne menyre klandestine. sh.d