E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, bie numri i vdekjeve të shqiptarëve gjatë punës



ROMË - Sipas Inail-it, për herë të parë në dhjetë vjetët e fundit vërehet rënie e numrit të aksidenteve në punë të punonjësve të huaj. Bie gjithashtu edhe numri i të ashtuquajturave “vdekje të bardha”. Çdo dy të vdekur të huaj në punë Read More një është shqiptar, rumun ose maroken. Gjatë vitit 2009 është vërejtur një rënie e fatkeqësive dhe e vdekjeve në punë: fatkeqësitë në punë kanë qenë 790 mijë, 9,7 për qind më pak se një vit më parë (85 mijë aksidente më pak), ndërsa vdekjet e bardha kanë qenë 1.050, 6,5 për qind më pak se në vitin 2008 (70 viktima më pak). Këto të dhëna, të paraqitura nga Instituti kombëtar kundër fatkeqësive në punë, Inail, varen padyshim edhe nga kriza ekonomike që ka ulur vëllimin e punës. Me fjalë të tjera punonjësit kanë punuar më pak e për rrjedhojë janë vrarë më pak. Për të parën herë, gjatë vitit të shkuar është vërejtur edhe rënie e numrit të fatkeqësive në punë të punonjësve të huaj duke kaluar nga 143 mijë të vitit 2008 në 119 mijë gjatë vitit 2009, që do të thotë një “tkurrje” vjetore prej 17 për qind. Kanë gjetur vdekjen në punë 150 të huaj, 39 vetë më pak se në vitin 2008 kur vdekjet e bardha ishin 189. Rënia e numrit të aksidenteve është më e theksuar në industri, veçanërisht në sektorin e manifakturës ku prania e të huajve është më e madhe, por edhe ku kriza produktive dhe e punësimit ka qenë më e thellë. Fatkeqësisht shqiptarët mbeten ndër më të goditurit nga fatkeqësitë në punë: rumunë, marokenë e shqiptarë, në këtë renditje, janë komunitetet e huaja që së bashku totalizojnë 40 për qind të paditjeve të fatkeqësive në punë. Madje 50 për qind e viktimave të aksidenteve në punë është rumun, maroken ose shqiptar. “Është herë e parë që në dhjetë vjetët e fundit – thotë presidenti i Inail-it, Marco Sartori - vërehet ulje e fatkeqësive në punë mes të huajve, gjithnjë e më të pranishëm në tregun italian të punës. Rënia ka ndodhur, pjesërisht, për shkak të reduktimit të vëllimit të punës që ka prekur të gjithë punonjësit e Italisë, për rrjedhojë edhe të huajt, por edhe falë përmirësimit të kushteve të tyre parsa u përket parandalimit dhe sigurisë në vendin e punës”.

23 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›