Një verë plot dhurata nga AMC, çmimi i madh një “Mercedes C-class”
Pas shtatë javësh, promocioni “Ëndrra e verës”, i organizuar nga AMC, u mbyll me dhurimin e një makine “Mercedes Benz C-class”. Fitues i çmimit të madh është zoti Gjelosh Dakaj nga qyteti i Shkodrës. Ceremonia e dorëzimit të çmimit të madh u organizua dje në dyqanin kryesor të AMC, në rrugën Myslym Shyri. Gjelosh Dakaj u bë fitues i një makine “Mercedes Benz” duke dërguar mesazhe në numrin 55455, duke marrë pjesë në promocionin e verës të AMC. Ai shprehu lumturinë dhe tha se ishte me fat që doli fituesi i madh i promocionit “Ëndrra e verës”. Në çastin që mori në dorë çelësin e makinës, zoti Dakaj tha: “erdha në Tiranë me autobus dhe po kthehem në Shkodër me makinë. Prandaj i them faleminderit AMC”. Çelësat e makinës iu dorëzuan nga Drejtori i Marketingut të AMC, Gerassim Slavov i cili përshëndeti fituesin dhe u shpreh: “Deri në ditën e sotme kemi bërë të lumtur 100 persona duke i dhuruar 50 laptop “HP” dhe 50 televizor “Sony”. Tani, me dhënien e çmimit të madh, personat që promocioni “Ëndrra e verës” ka bërë të lumtur me çmimet e dhuruara, janë bërë 101”. Të gjithë abonentët AMC, me parapagesë dhe me kontratë, mund të dërgonin SMS në numrin 55455 dhe bëheshin automatikisht pjesëmarrës të promocionit. Abonentët mblidhnin pikë duke iu përgjigjur saktë pyetjeve që merrnin me SMS. Çdo ditë shpalleshin fitues dy abonentë. Abonenti me pikët më të shumta fitonte laptop “HP”, ndërsa një abonent fatlum, që zgjidhej në mënyrë rastësore, fitonte një televizor “Sony 32” LCD. Pikët e çdo abonenti transferoheshin automatikisht me SMS e parë që abonenti dërgonte çdo ditë, kështu që pikët nuk humbnin asnjëherë. Të gjithë pjesëmarrësit në këtë promocion mund të ishin fitues të çmimit të madh, një makine “Mercedes Benz C-class”. Abonentët që kishin dërguar të paktën një SMS që nga dita e parë e promocionit mund të fitonin çmimin e madh, i cili u hodh në mënyrë elektronike. Promocioni “Ëndrra e verës” u zhvillua për 50 ditë. Gjatë kësaj kohe u dhanë 50 televizorë dhe 50 laptopë. Për më tepër, abonentët përfitonin 100 SMS falas drejt numrave AMC për çdo SMS që dërgonin në numrin 55455.
23 Korrik 2010