E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e ujit, UKT-ja heq tubacionet e amortizuara



Në zonat periferike të kryeqytetit po shtrohen tubacionet e ujit duke zëvendësuar të vjetrat. Konkretisht në zonën mbi ish-uzinën së Auto-Traktorëve, punonjësit e ujësjellësit hoqën tubacionet e viteve 30 prej gize, të cilët ishin krejt të amortizuar dhe shtrinë të rinj. Ky investim kapi shumën e 100 milionë e lekëve. Shtimi i tubacioneve do të vazhdojë edhe në zonat e tjera periferike, ndërkohë lidhjet e ujit për shtëpitë e zonave informale do të bëhen në mënyrë të ligjshme, në këto kushte këta banorë do të jenë të detyruar dhe të paguajnë për ujin e harxhuar. Investimi në rrjetin e ujësjellësit është garancia për të shtuar sasinë e ujit, që vjen në shtëpitë tona.

Kthimi i emigrantëve, euroja pëson rënie në tregun e këmbimit

Kthimi i emigrantëve në atdhe për pushime, ashtu si çdo vit ka shkaktuar luhatje në kursin e këmbimit. Gjatë ditëve të fundit, valutat e forta dhe kryesisht euroja, kanë pësuar një rënie të ndjeshme kundrejt lekut. Në agjencitë valutore monedha europiane blihet me 134.5 lekë dhe shitet me 135.1 lekë, ndërsa dollari këmbehet me 104.8 lekë në blerje dhe me 105.4 lekë në shitje. Rënia e euros kundrejt lekut shqiptar do të ketë efekte në ekonomi edhe pse bëhet fjalë për një dukuri të përkohshme. Një euro e dobët ndihmon te të gjithë ata që kanë marrë kredi në valutë të cilët do të paguajnë më pak, ndërkohë që i bën më të lira edhe importet. Euro pritet të qëndrojë në këto pozita të dobësuara kundrejt lekut gjatë gjithë periudhës së verës. Por kambistët shpjegojnë se monedha europiane nuk pritet që të bjerë nën kuotën e 130 lekëve, pasi shkëmbimet valutore nga ana e emigrantëve janë në nivele relativisht të ulëta.

23 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›