E Diel, 1 Nëntor 2026

Godo: Si te shmanget rrjedhja e votave

Presidenti i Nderit te Partise Republikane, Sabri Godo thekson se nje fitore e te majtes pas zgjedhjeve te ardhshme parlamentare nuk mund te shikohej si nje ngjarje tronditese. Republikani Godo tregon edhe per menyren se si dy koalicionet e medha ne vend ai i Partise Demokratike dhe i Socialiste mund te shmangin edhe rrjedhjen e votave gjate zgjedhjeve te vitit te ardhshem. Keshtu sipas politikanit te vjeter, Godo celesi i fitores per secilin nga koalicionet e medha do te jene edhe aleancat paszgjedhore qe secila nga keto parti do te bej. Ne kete kuader sipas republikanit, Sabri Godo fitorja e koalicionit te Partise Demokratike ne zgjedhjet qe pritet te mbahen ne Qershor do te vinte ne rast se nje tjeter grupim i djathte do te bashkonte votat pas zgjedhjeve me PD-ne. Gjithsesi sipas Godos e djathta duhet qe te mbledhe forcat per te krijuar nje koalicion te gjere parazgjedhor.

"Mire do te ishte qe e djathta te dilte e bashkuar ne zgjedhje. Nese nje grupim tjeter i djathte merr vota gjithashtu per llogari te se djathtes atehere themi se ka fituar e djatha ne zgjedhje", rekomandon ne fjalen e tij republikani Sabri Godo. Nga ana tjeter sipas Godo, e njejta formule i jep nje perparesi te madhe edhe kampit te majte zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ne kete kuader sipas Godos, fitorja e tyre ne zgjedhjet e ardhshme nuk mund te shihej si nje ngjarje tronditese.

"E njejta gje ngjet me socialistet dhe me Levizjen Socialiste per Integrim. Nese ata vec e vec marrin shumicen e votave u takon atyre te bejne qeverine. Nuk e shoh kete si ndonje ngjarje shume tronditese", theksoi Presidenti i Nderit te Partise Republikane, Sabri Godo. Ne kete kuader sipas Sabri Godos, aleancat paszgjedhore do te ishin shume te vlefshme dhe mund te korrigjonin prezantimin e percare te partive te majta dhe te djathta ne fillim te procesit zgjedhor. Sipas Godos, ne keto momente ne skenen politikane nuk mund te flitet per pole politike, pervec dy koalicioneve kryesore atij te PD-se dhe PS-se. Sipas republikanit Godo, ende nuk ka marreveshje te shkruara mes paleve per te folur per pole te ndryshme ne politike. Kjo sipas Godos, vjen edhe nga fakti qe konturet e koalicioneve brenda secilit kamp ende nuk jane kristalizuar dhe te lekundurit mund te rikthehen perseri. Ne kete kuader, Presidenti i Nderit te Partise Republikane, Sabri Godo rithekson ne menyre te qarte se republikanet do te jene ne nje koalicion te perbashket parazgjedhor me Partine Demokratike.

"Flitet gjeresisht per pole, por akoma nuk shoh te jete shkruar ndermjet paleve per ndonje marreveshje. Ne s'kemi pune me asnje pol tjeter pervec nje koalicioni me Partine Demokratike", theksoi kryetari i nderit te PR. Sipas Godos, ende dy partite e medha PS dhe PD nuk kane hapur edhe bisedimet zyrtare per perberjen e koalicioneve te zgjedhore.

PR, aleati besnik i PD

Partia Republikane konsiderohet edhe si nje nga aleatet me te medhenj dhe besnike te Partise Demokratike. Aktualisht PR ka ne grupin e saj parlamentare 11 deputete, duke qene edhe forca e dyte me e madhe ne rradhet e mazhorances. Pak vendime i kane ndare demokratet dhe republikanet ne votat e tyre dhe asnjehere keto vota nuk kane qene te ndara per ceshtje te rendesishme te mazhorances dhe qeverise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›