Socialistet nuk perfshihen ne debatin presidence-maxhorance, ndryshon kodi
Selia roze ka mbajtur nje qendrim terheqes ndaj kthimit te ligjit te zgjedhjeve nga Presidenti Bamir Topi. Menjehere pas kthimit, socialistet dhe pse bashkautor ne hartimin e ligjit te ri zgjedhor, nuk reaguan aspak ashper ndaj ketij veprimi te kreut te shtetit. Perkundrazi, ata u shprehen te gatshem te bejne ndryshimet e nevojshme teknike, pa hyre ne detaje mbi proceduren qe ndoqi Topi. Duke qendruar keshtu qartazi larg perplasjeve te shpeshta mes presidences dhe maxhorances ne pushtet. Ashtu si te djathtet edhe socialistet u shprehen pro rregullimit te Kodit Zgjedhor me nje dispozite kalimtare per caktimin e dates se zgjedhjeve, e cila do te jete ne fuqi vetem per keto zgjedhje parlamentare. Me pas, Kodi do te jete ashtu si u miratua ne 20 nentor me 112 vota pro. Kjo periudhe reflektimi e diskutimi mes PD-PS per kodin, po shfrytezohet dhe nga Levizja Socialiste per Integrim. Kreu i kesaj te fundit, Ilir Meta shprehu deshiren per nje takim me krye socialistin Edi Rama, ne funksion te korrigjimit te Kodit Zgjedhor. Duke qene se ligji u kthye serish ne Kuvend nga Presidenti. Nuk ka nje date, por Meta dy dite me pare kerkoi publikisht takim me kundershtarin e tij politik Rama, qe prej kohesh e akuzon per bashkepunim me Berishen ne pushtet.