Masakrohet, vdes ne grabitje
KORCË - Babai i nje emigranti ne Korce ka humbur jeten duke u masakruar deri ne vdekje nga dy te rinj qe dyshohet se i kane grabitur parate qe ai kishte kursyer nga te ardhurat e te birit ne kurbet dhe shitja e gjese se gjalle qe kishte pasur. Ngjarja e rende i ka marre jeten 53-vjecarit Ferhat Zenuni, lindur e banues ne fshatin Rehove te Korces. I ndjeri u gjet i vdekur prane baneses se tij. Fillimisht policia, per shkak se i ndjeri jetonte i vetem ne shtepi, dyshoi se ai mund te kishte vdekur nga nje aksident brenda baneses, nxitur dhe nga fakti se 53-vjecari ishte ndare para disa kohesh nga bashkeshortja e tij. Dje, policia tha se i dyshuari ne pranga eshte Zalo Xite, 22 vjec, lindur e banues ne Rehove te komunes Vithkuq ne rrethin juglindor. Kurse ne kerkim u shpall bashkepunetori i tij, emri i te cilit nuk u konfirmua.
Gjetja e viktimes
Ne oren 14.45 te dites se premte, fqinje te Ferit Zenunit, jane lemerisur kur ne korridorin prane shtepise se tij, gjendej nje pellg gjaku dhe dicka me tutje, trupi i pajete i te ndjerit.
"Viktima ka qene i shtrire ne korridorin e baneses prane deres hyrese te shtepise dhe prane tij ka qene nje vater gjaku si pasoje e hemorragjise qe i eshte shkaktuar nga plaga ne fytyre, shkaktuar nga perplasja", - treguan burime policore ne Korce. Nga kryerja e veprimeve te para hetimore u hodh dyshimi se viktima Ferat Zenuni kishte humbur ekuilibrin dhe te jete perplasur ne kornizen anesore material druri pjese perberese e dyshemese dhe me pas eshte zhvendosur deri ne afersi te deres kryesore ku dhe eshte perplasur ne dyshemene prej betoni te korridorit. Kufoma u transportua per ne morgun e Spitalit Civil Korce per t'iu nenshtruar ekzaminimeve te metejshme. Hetimi i metejshem erdhi pasi ne morg, u rrezua ideja paraprake e policise dhe eksperteve te saj se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht. Mjeket ligjore evidentuan se mbi te ndjerin ishte ushtruar dhune e eger fizike qe i kishte shkaktuar vdekjen.
Hetimet
Policia ka kryer hetime dhe dje ka arrestuar si nje nder te dyshuarit e vrasjes per motive grabitjeje te Ferit Zenunit, 21-vjecarin Zalo Xite, bashkefshatar i viktimes. Ndersa eshte shpallur ne kerkim nje bashkepunetori i dyshuar i tij, emri i te cilit nuk behet i ditur.
"Nga hetimet qe kryem pasi zbardhem se nuk ishte vdekje aksidentale, arritem ne perfundimin se i ndjeri ishte perballur me nje grabitje", - deklaroi policia e Korces. Sipas saj, viktima kishte ne banese rreth dy mije euro qe ishin kontribut i sjelle nga djali i tij emigrant ne Greqi. Keto para mungonin ne banesen e viktimes dhe nga hetimet doli se 53-vjecari eshte perballur me grabitje te dhunshme qe coi ne humbjen e jetes. "Viktima ka vdekur pasi eshte qelluar me sepate nga dy autoret me te cilet kishte njohje prej vitesh per shkak se jetonin ne te njejtin fshat", sqaroi policia. Te pyetur pse fillimisht deklaruan vdekjen aksidentale te Zenunit, drejtues te policise vendore thane se ka qene konkluzioni paraprak ne mungese te nje prove qe te konfirmonte dyshimet per vrasje dhe me pas krijimi i nje opinioni tek i dyshuari se policia nuk po hetonte per nje krim. Xite eshte izoluar ne paraburgimin e komisariatit te Korces dhe eshte marre ne pyetje, por ka mohuar akuzen e ngritur, duke u shprehur se nuk e ka vrare ai Zenunin. I riu njihej me viktimen, e ka vizituar ne banese
Motivi i vrasjes per policine e Korces mbetet ai i grabitjes. Sipas dyshimeve te ngritura pas marrjes ne pyetje te te afermve dhe familjareve, 53 vjecari Ferhat Zenuni mund te kete rene preh e sulmit makaber pasi mendohej nga autoret se ne shtepi ai mund te kishte rreth 200 mije leke nga shitja e bagetive dhe ndihmen qe mund t'i kishte derguar i biri emigrant ne Greqi. Duke qene fqinj i viktimes, 21-vjecari i dyshuar, bashke me nje shokun e tij po nga ky fshat, kane vendosur ta sulmojne per t'i marre parate. Sipas policise, autori dhe viktima njiheshin mes tyre dhe ne kete menyre Zalo Xite nuk e ka pasur te veshtire te hyje ne banesen e Zenunit. Mendohet se arma e krimit ka qene nje sepate, qe i ka sjelle hemorragjine dhe me pas vdekjen 53-vjecarit.
I dyshuari mohon krimin
Akuza e ngritur "grabitje me pasoje vrasjen" ndaj te dyshuarit Zalo Xite dhe shokut te tij, emri i te cilit nuk u be i ditur per momentin, eshte mohuar gjate seances se pare te marrjes ne pyetje. Mesohet se 21-vjecari ka pranuar se njihej me viktimen, por mohoi qe te kishte vrare ate, edhe pse e vizitonte here pas here. Sipas policise, ne banese jane gjetur gjurme te te dyshuarit dhe shokut te tij, qe kane cuar ne kete konkluzion hetimin. Por pritet qe Xite te rimerret ne pyetje per ngjarjen.