E Shtunë, 31 Tetor 2026

I moshuari plumba te dashures qe nuk donte bashkejetesen



Artan CENA
TIRANE - Tenton te vrase ish-te dashuren ndalohet nje 78-vjecar. Ngjarja e rralle ka ndodhur mengjesin e djeshem ne Tirane kur Ibrahim Haxhia 78 vjec ka qelluar me pese plumba ndaj gruas 50-vjecare Shpresa Rr. Krismat e armeve kane alarmuar banoret dhe rojet e nje banke private. Kane qene keta te fundit qe kane neutralizuar te moshuarin ndersa ne vendin e ngjarjes kane mberritur dhe patrullat e Komisariatit Nr. 4. Ngjarja ndodhi ne afersi te zones qe njihet si Oxhaku ne Porcelan. Ngjarja e rende ka ndodhur pikerisht ne fillim te fushates 16-ditore kunder dhunes ndaj grave. Burimet nga policia kane bere te ditur se bene shoqerimin ne Komisariatit te te dyshuarit per tentative vrasjeje. Fatmiresisht 50-vjecarja nuk ka marre plage pasi asnje nga plumbat e dale nga pistoleta e te moshuarit.
NGJARJA
I moshuari Ibrahim Haxhia donte qe te bashkejetonte me 50-vjecaren por kjo e fundit nuk kishte pranuar. Nga refuzimi ka lindur dhe mosmarreveshja mes ciftit. Prej disa kohesh mes tyre kishte pasur probleme por dje kane arritur kulmin. 78-vjecari i ka bere prite gruas 50-vjecare prane baneses se saj. Sipas policise Haxhia nuk banonte ne zonen ku ka ndodhur ngjarja. Ai kishte ardhur ne oret e para te mengjesit ne afersi te gruas 50-vjecare dhe e ka pritur. Pasi jane takuar ata serish kane pasur mosmarreveshje pasi i moshuari kembengulte qe ata te bashkejetonin. Pas debatit mes tyre Shpresa Rr. eshte larguar por i moshuari duket se nuk kishte ndermend ta linte me kaq. Ai ka nxjerre nje pistolete qe e kishte ne brez dhe ka qelluar ndaj gruas. Kjo e fundit ishte larguar me shume se 20 metra nga vendi ku kishin qene bashke duke shpetuar dhe nga plumbat e armes. Burime te Policise se kryeqytetit thane se 50-vjecarja nuk ka marre asnje plage nga sulmi me arme ndaj saj.
POLICIA
Krismat kane vene ne alarm banoret por dhe rojet private te nje banke te nivelit te dyte qe ndodhej ne afersi te vendit te ngjarjes. Keta te fundit kane nderhyre ne moment dhe kane mundur qe te neutralizojne te moshuarin dhe njekohesisht te njoftojne policine. Uniformat blu te Komisariatit Nr. 4 kane mberritur me te shpejte ne vendin ku kishte ndodhur ngjarja dhe kane bere shoqerimin e te moshuarit. Gjithashtu ne pyetje eshte marre dhe gruaja 50-vjecare e cila ka shpjeguar arsyet e ngjarjes. Ajo ka treguar se shkak ishte zenka per bashkejetesen e tyre. I moshuari ndodhet i shoqeruar ne polici dhe ende nuk eshte ngritur ndonje akuze ndaj tij.

Dyshonte se e tradhtonte gruaja burri i qellon me arme
DURRES - Nje 30-vjecare u ka shpetuar mrekullisht plumbave te te shoqit. Me dyshimin se gruaja e tradhtonte Ilir Gungusi nga Durresi ka tentuar ta vrase ate me pistolete. Fatmiresisht asnje nga plumbat nuk e ka prekur gruan nene e dy femijeve. Ndersa autori i atentatit eshte arrestuar nga policia per vrasje te mbetur ne tentative dhe armembajtje pa leje. Kete vit sipas statistikave eshte rritur ndjeshem numri i grave qe denoncojne dhunen ne familje ne Durres. Vetem gjate javes se fundit rreth 14 gra i jane drejtuar policise duke kerkuar ndihme nga bashkeshortet e tyre agresive.

TASK-FORCA
Pranga 47-vjecarit akuzohet si sekser per legalizimet e banesave
TIRANE - Marrja e shumes prej 300 mije lekesh me qellim legalizimin e nje banese ka cuar ne pranga nje 47-vjecar. Burimet zyrtare nga Policia e Tiranes kane bere te ditur se Halim Koni eshte vene ne pranga pasi me shumen e parave do te ndikonte te personat qe ushtrojne funksione publike per te bere legalizimin. Arrestimi i Konit eshte bere gjate aksionit te koduar Vila. Policia e Tiranes ne nje konference shtypi ka bere te ditur se efektivet e sektorit kunder korrupsionit ne bashkepunim me Njesine Hetimore Task-Force prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane pas nje hetimi disamujor finalizuan operacionin policor te koduar Vila. Gjate ketij aksioni eshte ndaluar Halim Koni 47 vjec lindur dhe banues ne Tirane pasi ndaj tij rendon akuza e ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike. Ky person eshte kapur ne flagrance rreth ores 1500 te dites se djeshme duke marre ne menyre te kunderligjshme shumen e parave prej 300 mije lekesh ne kembim te legalizimit te baneses se nje qytetari me vendndodhje ne Tirane. Si prova materiale eshte sekuestruar shuma e parave e dyshuar si e perfituar nga kjo veprimtari si dhe nje sere materialesh te tjera te rendesishme per hetimin. Policia tha se eshte duke hetuar per persona te tjere te implikuar ne kete veprimtari te kunderligjshme qe lidhet me perfitimin e shumave te parave kundrejt legalizimit te ndertimeve ne qytetin e Tiranes.

Pranga dy vellezerve te denuar me 15 vite burg
TIRANE - Dy vellezer jane vene ne pranga pasi jane te denuar respektivisht me nga 7 vite e gjysme burg per trafik droge. Burimet zyrtare nga Policia e Tiranes kane bere te ditur se efektivet e seksionit kunder krimeve ndaj jetes dhe lirise se personit kane kryer operacion policor te koduar Brava e fundit gjate te cilit u be e mundur kapja e dy personave ne kerkim Etgar Mema 31 vjec dhe Nertil Mema 26 vjec te dy lindur ne Tepelene dhe banues ne Tirane. Ne ngarkim te tyre Gjykata per Krimet e Renda Tirane ka leshuar vendimin e dates 2 qershor 2010 ku personat e sipercituar i ka denuar me 7 vjet e gjysme burgim duke i akuzuar per vepren penale te trafikim te narkotikeve. Gjate kontrollit te baneses ketyre personave u jane sekuestruar disa sende celesat per brave dyersh te blinduara si dhe pajisje qe perdoren per hapjen e ketyre bravave. Po ashtu keta shtetas dyshohet se jane autore edhe te nje sere vjedhjesh te ndodhura ne Tirane nderkohe qe ne ngarkim te tyre po punohet intensivisht per te dokumentuar te gjitha vjedhjet e realizuara prej tyre.

Bllokohen mallrat pa fatura tatimore nje person ne hetim
TIRANE - Bllokohen mallra me vlere 10 milione leke. Policia e Tiranes ka bere te ditur dje se ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve me ane te nje operacioni te koduar Cosmo market ka bere te mundur sekuestrimin e nje sere mallrash kontrabande. Burime nga Policia e Tiranes bejne me dije se sekuestrimi i mallrave u be ne subjektin tregtar Planet new radio i cili magazinonte dhe tregtonte mallra te ndryshme si parfume te markave te ndryshme kancelari te te gjitha llojeve pije alkoolike aksesore etj. Sipas policise pas kontrollit te ushtruar ne subjektin tregtar eshte dokumentuar fakti qe keto mallra ishin totalisht te pashoqeruara me fatura tatimore. Gjithashtu ky subjekt mallrat dyshohet se i transportonte ne te gjithe territorin e vendit tone me ane te 7 automjeteve te cilat ishin me mbishkrimin Planet new radio. Nderkohe ne cilesine e proves materiale policia ka konfiskuar dhe sekuestruar mbi 250 lloje te ndryshme asortimentesh ne sasi te konsiderueshme vlera totale e te cilave arrinte ne 103 milione leke te vjeter. Sipas policise eshte proceduar ne gjendje te lire shtetasi Gazmir Mango 38 vjec lindur ne Lushnje dhe banues ne Tirane per veprat penale te ruajtjes dhe depozitimi i mallrave kontrabande tregtimi i mallrave kontrabande fshehje e te ardhurave.

27 Nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›