E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë rrëzon prokurorinë, shpall të papërdorshme videon Prifti- Beqiraj

Gjykata e Lartë ka vendosur, ashtu siç pritej, që të shpallë të papërdorshme videon mes ish- ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti dhe zëvendësit të tij në atë kohë, Leonard Beqiraj. Gjykata ka rrëzuar në këtë mënyrë prokurorinë dhe të vetmen provë që ajo kishte paraqitur në këtë gjyq, duke e mbyllur atë. Gjykata nuk e ka lejuar prokurorinë që të shfaqë videon në seancë. Më përpara, gjatë gjyqit mes Ilir Metës dhe Dritan Prifit, kjo gjykatë e pati quajtur të pavlefshme videon.

Vendimi në Kolegjin Penal është marrë me shumicë votash. Për mediat ka folur avokati i Dritan Priftit, që deklaroi se për të kjo do të thotë se çështja është e mbyllur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›