Gjykata e Lartë “shfaq” komedinë absurde “Në shtëpi turku i arratisur”
01/03/2012 Dosja e plotë nga “më dhemb zemra” dhe “jam te ktheza e Kamzës”, por fle në hotel
TIRANË- Një komedi absurde u “shfaq” dje në shkallën më të lartë të gjyqësorit shqiptar, kur u la në fuqi masa “arrest shtëpie” për një turk të akuzuar se trafikoi 1 ton heroinë, por që prej një viti ai “u ka lënë shëndenë” policëve, prokurorëve dhe gjykatësve. Kur nuk është mbushur ende një vit nga koha kur Gjykata e Apelit Tiranë dha “arrestin shtëpiak” me adresë tek “Kthesa e Kamzës”, Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e njëjtë, pra 40 ditë “arrest shtëpi” për 45-vjeçarin turk Abduselam Turgut, por ai rezulton prej 11 muajsh i arratisur nga Shqipëria. Gjykata e Lartë e quajti të vlefshëm vendimin e Gjykatës së Apelit, prej të cilit Abduselam Turkgut përfitoi për t’u larguar nga Shqipëria. Prokuroria këmbëngulte që ai të lihej në burg pa afat, për shkak se kërkohej nga autoritetet gjermane si i dyshuar për trafikun e mëse 1 ton heroinë. Prej asaj kohe u bënë 5 seanca gjyqësore ku mungonte avokati mbrojtës. KLD premtoi se do ta inspektonte dosjen dhe do të merrte masa ndaj gjyqtarëve që kishin dhënë vendimin e “arrestit shtëpiak”, por nuk pati asnjë raport përfundimtar e madje nuk u mësua ndonjëherë nëse u krye apo jo ky inskeptim. Ndërkaq autoritetet e drejtësisë gjermane e akuzojnë për trafik të lëndëve narkotike të llojit opium e heroinë, si dhe krijim të organizatës kriminale.
“Jam te kthesa e Kamzës”, por fle në hotel
Abdulselam Turgut, shtetasi turk që kërkohej nga Gjermania për trafik droge dhe që më pas u la i lirë nga Gjykata e Apelit, ka mundur të “mashtrojë” me mjaft dinakëri drejtësinë shqiptare, duke paraqitur një kontratë qiraje të një apartamenti tek kthesa e Kamzës, dhe pas lirimit nga gjykata i është drejtuar një hoteli për të qëndruar. Informacionet e mbledhura në dosje nga agjentët operativë në terren tregojnë se pas lirimit shtetasi Abdulselam Turgut është akomoduar në një nga hotelet e Tiranës. Pasi ka qëndruar një natë aty, Turgut ka humbur gjurmët duke mos u arrestuar ende dhe sot nga efektivët e Policisë së Shtetit.
Vendimi i lirisë dhe “më dhemb zemra”
Në vendimin me nr. 118 të Gjykatës së Apelit, Abdulselam Turgut përfitoi lirinë. Sipas vendimit, urdhri për arrestimin e supertrafikantit turk të drogës është urdhër evropian arresti, dhe nuk mund të kryhet në territorin e vendeve që nuk janë pjesë e BE. Gjithashtu në vendim shpjegohen se në dosjen e Prokurorisë mungonte kërkesa me shkrim nga Ministria e Drejtësisë gjermane drejtuar Ministrisë së Drejtësisë shqiptare. Rezulton se i gjithë materiali i administruar në dosje është një komunikim me e-mail që pretendohet se është kryer mes komisariatit të Rinasit dhe Zyrës Kombëtare të Interpolit. Në vendim thuhet se: “Urdhri për ndalimin e Abdulselam Turgut është urdhër evropian i arrestit”, çka do të thotë se fushën e zbatimit e ka brenda territorit të Bashkimit Evropian dhe jo tek vendet jashtë këtij territori. Një tjetër faktor që sipas gjykatës ka ndikuar në lirimin e Abdulselam Turgut ka qenë dhe rreziku jetësor i qëndrimit të tij në qeli. Gjykata ka administruar si provë një shkresë me nr 1254 të 15 janarit 2011 ku nga ana e spitalit “Yasam Universal” është arritur në konkluzionin se: “Abdulselam Turgut është parë që gjithmonë të përdorë barna dhe gjendet në rrezik jetësor dhe që vuan nga mosmjaftimi i zemrës dhe hiperlipidemia.