Rregulla të reja për korrigjimin e pasurisë
01/03/2012 Regjistruesi ka të drejtën e rishikimit të hartës. Ndryshimet me kompromis pa kaluar te togat e zeza
Hipotekat do t’i nënshtrohen procedurave krejtësisht të reja për sa i përket regjistrimit të pronësisë apo korrigjimeve. Madje në propozimin e dhënë së fundi në Parlament janë vendosur dhe disa elemente të reja siç është regjistrimi i kontratës së qirasë apo dhe i rasteve të sipërfaqeve që do të jepen në përdorim. Gjithashtu propozohen dhe regulla të ndryshme për sa i përket të drejtës së regjistruesit në rastet e pronave me konflikte dhe dhënies së zgjidhjeve për këto raste. Sigurisht që pas debateve të dy viteve më parë, do të jetë vendimi gjyqësor që do t’i japë zgjidhje konflikteve mbi pronësinë, por se në draftin e fundit parashikohet dhe një korrigjim pa kaluar në gjyq nëse palët në konflikt janë dakord për zgjidhjen e dhënë. Sidoqoftë të gjithë aktet do të duhet të jenë me veprime të noterizuara.
Korrigjimet
Sipas projektit të diskutuar në Parlament, regjistruesi ka të drejtë që të konsultojë me palët pretenduese informacionet që ndodhen në kartela apo në hartat kadastrale me qëllim që të qartësohen dhe të korrigjohen gabimet materiale. Gjithahstu dhe në rastet kur palët paraqesin pretendime për informacionin gjatë regjistrimit fillestar, regjistruesi bën korrigjimet e nevojshme bazuar në aktin e fitimit të pronësisë dhe vetëm me pëlqimin e palëve sipas një akti noterial. Por në rastet se mosmarrëveshjet nuk mund të zgjidhen në mënyrë të tillë që palët të bien dakord ato “zgjidhen nga organet gjyqësore dhe fakti i ekzistencës së kësaj mosmarrëveshjeje pasqyrohet në kartelën e pasurisë së paluajtshme”. Po ashtu dhe në rastin e konflikteve mbi kufijtë mund të bëhet rregullimi në dosje nëse palët gjejnë gjuhën e përbashkët. Por në rast se kjo nuk arrihet atëherë regjistruesi orienton palët për t’i drejtuar sistemit të gjyqësorit.
Iniciativa personale
Megjithatë, ekspertëve të ZRPP u jepet e drejta e përmirësimit të hartave të pronësisë. Në nenin 31 theksohet se regjistruesi me kërkesë ose jo të personave të interesuar mund të korrigjojë me qëllim përmirësimin e hartës kadastrale. Por se në të gjitha rastet kërkohet që palët e prekura të njoftohen me shkrim mbi veprimin e ndërmarrë. Kjo për t’i dhënë mundësinë palëve që të ankimohen në rrugën gjyqësore ndaj vendimit të bërë prej regjistruesit.
Në ndryshimet e propozuara saktësohet se do të vendoset gjobë deri në 50 mijë lekë në rastet e shkeljeve të procedurave të vendosura në ligj. Kjo si për punonjësit, ashtu dhe për noterët që do të kenë të drejtën e dorëzimit të dokumenteve në regjistrimin e një kontrate shitje apo blerjeje të pronës së paluajtshme.
Përpjestimi i pasurisë me konsensus dhe me gjyq
Një nga rastet më shpesh të konstatuara në gjyqet mbi pronësinë është dhe ndarja e të drejtës. Kjo pasi shpesh palët paraqesin pretendime pa pasur saktësime ligjore apo procedura të dokumentuara. Duket se nisur nga kjo pikë është parashikuar dhe rregullimi ligjor duke nisur nga veprimet e ZRPP. Kështu “në rast se bashkëpronarët me akt noterial bien dakord për pjesëtimin e pasurisë së paluajtshme, mund të bëhen regjistrimi i pjesëtimit të kësaj pasurie sipas aktit noterial, si dhe plan rilevimit. Kërkesa bëhet nga njëri ose disa prej bashkëpronarëve. Çdo person në favor të të cilit është dhënë një vendim gjykate për shitjen e një pjese të pandashme të pasurisë së paluajtshme vetëm në rast se ky vendim ka përcaktuar qartë pozicionin e pjesës së tij”, thuhet në draft. Duket se në këtë rast është parashikuar si mundësia e gjetjes së një kompromisi mes palëve. Por gjithmonë duke e vendosur marrëveshjen mbi një akt noterial. Në të kundër konflikti mes palëve do të zgjidhet në rrugën gjyqësore, veprimi i së cilës është detyrimisht i zbatueshëm.
Regjistrimi i kontratës së qirasë dhe dëmshpërblimi
Në projektligjin e ri është përfshirë për herë të parë dhe regjistrimi i kontratës së qirasë. Kontrata e qirasë paraqitet në hipotekë me aktin e posaçëm noterial dhe në kartelën përkatëse bëhen shënimet e regjistruesit. Kështu parashikohet që regjistruesi të vendosë në dosjen kontratën e noterizuar, pas së cilës lind e drejta e hapjes së kartelave përkatëse. Në to do të vendosen shënimet mbi të gjitha veprimet dhe afatet e parashikuar në kontratën e qirasë. E njëjta procedurë do të vendoset dhe në rastet e kufizimit të përkohshëm të së drejtës. Qoftë kjo në bllokimin prej bankave apo në shprehjen e interesit prej vetë zotëruesit të pronës. Në të gjitha rastet individët që nuk u duket i drejtë veprimi i kryerjes mbi kartelë kanë të drejtën e ankimimit në gjykatë. Ndërsa në të gjitha rastet projektligji parashikon që hipoteka do të dëmshpërblejë palët e prekura nga një veprim i gabuar. Për këtë rast dëmshpërblimi përcaktohet në një rregullore të posaçme.