Gjykata e Lartë shtyn vendimin për Kumbaron s'ka kuorum
TIRANE- Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Larte kanë shtyrë sot për mungesë të kuorumit të nevojshëm, vendimin për masën e arrestit ndaj shtetasit Ilir Kumbaro, ish -punonjes i Sherbimit Informativ Shteteror (SHISH), i akuzuar për rrëmbimin me pasojë zhdukjen, të shtetasit Remzi Hoxhes ne vitin 1995 ne Tirane.
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, në seancën e zhvilluar sot, nuk arritën të marrin vendim per çështjen pasi nga ana e tyre nuk u arrit shumica e nevojshme, pasi gjyqtarët dolen me rezultatin 6 me 6".
Kolegjet e Bashkuara e kanë gjykuar këtë çështje me 12 gjyqtarë, në një kohë, që dy prej anëtarëve të kesaj Gjykate, janë tërhequr nga çështja pasi kanë marrë pjesë me parë në shqyrtimin e saj.
Cështja ndaj Ilir Kumbaros do të gjykohet nga Kolegjet e Bashkuara në momentin e plotësimit të vendeve vakante të Gjykatës së Lartë.
Ish- punonjësi i Sherbimit Informativ Shteteror, Ilir Kumbaro, aktualisht ndodhet ne Britaninë e Madhe, ndersa nga autoritet shqiptare është kerkuar ekstradimi i tij. Ai është një nga katër personat e akuzuar për çështjen e rrembimit me pasojë zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, ne 1995 ne Tirane.
Ndaj tij, Gjykatat e Shkalles se Pare dhe të Dytë per Krime të Rënda vendosen masen e arrestit me burg, në mungese. Nderkohë pala mbrojtese ka bërë ankim ne Gjykaten e Larte, duke kerkuar shfuqizimin e mases se arrestit ndaj Kumbaros si, të pavlefshme.
(s.g/atsh/BalkanWeb)