Ngjela: Berisha 4 ditë kohë të japë dorëheqjen
TIRANE-“Kryeministri Berisha ka 4 ditë afat të japë dorëheqjen” deklaroi sot Përfaqësuesi i opozitës së bashkuar Spartak Ngjela. Në një prononcim për shtyp kryetar i Partisë Ligj dhe Drejtësi deklaroi se Opozita e Bashkuar në pritje të datës 21 janar konstaton sidomos nga shfaqja e djeshme në parlament, se kjo maxhorancë, përkatësisht ky kryeministër ka kaluar nga një krizë morale dhe institucionale njëherësh në krizë mendore”
Sipas Ngjelës më 21 janar populli do të rifitojë dinjitetin e tij. “Data 21 janar do të tregojë se ka opinion publik që ti përgjigjet abuzimit me pushtetin dhe marrëzisë së pushtetit.”
(s.g/balkanWeb)
Sipas Ngjelës më 21 janar populli do të rifitojë dinjitetin e tij. “Data 21 janar do të tregojë se ka opinion publik që ti përgjigjet abuzimit me pushtetin dhe marrëzisë së pushtetit.”
(s.g/balkanWeb)